Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina jep 10 mld $ për energji e infrastrukturë

Kina kthen sytë nga vendet e Europës Juglindore dhe Qendrore duke premtuar 10 miliardë dollarë në formë huaje për projektet e energjisë dhe infrastrukturës.

Nisma është bërë e ditur nga kryeministri i Kinës Li Keqijang në Samitin e Liderëve të Europës Qendrore dhe Lindore, i cili nisi sot në Beograd dhe që drejtohet nga Keqjang dhe kryeministi serb Aleksandër Vuçiç.
Li Keqijang

Kina në fakt po kërkon të shtrijë ekonominë e saj në një terren të ri në Europë jashtë vendeve të bllokut europian në kuadrin e një strategjie të miratuar në vitin 2012.

Në samitin me fokus rritjen e investimeve në Ballakanin Perëndimor merr pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Kryeministri Li Keqijang në ditën e parë të qëndrimit 4-ditor është takuar me disa nga udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore ku qëllimi i këtyre të fundit është tërheqja e sa më shumë fondeve të shtetit kinez.

Keqjang gjithashtu ka mbajtur edhe një sërë takimesh dypalëshe në Beograd, duke u takuar më pas me kryeministrin e Sollovenisë, Letonisë, Malit të Zi, Republikës Çeke, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë.

Pas takimit, kryeministri i Malit të Zi tha se fokusi i bisedimeve me kryeministrin kinez ishte infrastruktura dhe transporti. Mali i Zi zgjodhi një kompani kineze për të ndërtuar autostradën që i lidh me Serbinë në vlerën e 800 milionë eurove.

Kurse Vuçiç që sot bisedoi me Keqijang për ndërtimin e një hekurudhe gjigande e cila do të lidhë Beogradin me Budapestin.

Ndërkaq para nisjes në Beograd kryeministri Edi Rama ka njoftuar firmosjen në Tiranë të memorandumit të bashkëpunimit me Chinise Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Sipas Ramës, ky është projekti i parë që do të celë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kinës dhe do të jetë “Rruga e Arbrit” e cila do të nisë vitin e ardhshëm.

Ora News, 17.12.2014