Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, sektor prioritar në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe prioritetet e institucionit që drejton.

Sipas një njoftimi të MZHE-së, kreu i saj ka theksuar se zhvillimi i sektorit të energjisë si bazë për zhvillimin ekonomik do të jetë prioritet i punës së tij, ndërsa ka shtuar se do të çojë përpara projektet që ndodhen në proces të realizimit.

Ministri Stavileci ka falënderuar ambasadoren Jacobson për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, i bindur se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Nga ana e saj, Ambasadorja Jacobson ka uruar Ministrin Stavileci për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e SHBA-ve për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa ka potencuar se pret që qeveria e re të adresojë çështjet ekonomike me prioritet, shkruan Kosova Press.

Revista Monitor, 18.12.2014