Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: 5 qendra të reja për Kujdesin ndaj Klientit

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka bërë të mundur, sipas angazhimit të deklaruar kohë më parë, hapjen e 5 qendrave të reja për kujdesin ndaj klientit (KNK), në Tiranë. Këto qendra u hapën në zonat ku nevoja për shërbimet e OSHEE ishin të domosdoshme, në kushtet kur dhe konsumatorët po i përgjigjen pozitivisht thirrjes së kompanisë për të qenë të rregullt me detyrimin kontraktor dhe për të marrë në kohë zgjidhjen e ankesave.

Qendrat ndodhen në zonat:

1.Njësinë Bashkiake nr 9, Rruga “Reshit Petrela”, ndërtesa nr 1, kati i parë, kodi postar 1016 (te stacioni i trenit)

2.Njësia 1: Njësia bashkiake nr 10 , rruga “Mihal Duri”, ndërtesa 1, kati i parë, kodi postar1001 (mbrpa Ministrisë së Arsimit)

3.Njësia 2: Njësia bashkiake nr 1, rruga “Shemsi Haka”, ndërtesa 162/12, kati I parë , kodi postar 1004 (tek Ali Demi, poligrafiku)

4.Njësia nr 3, Fushe Mëzez, pranë mbikalimit të Kamzës, ndërtesa nr 7, kati i dytë (te mbikalimi i Kamzëz)

5.Bathore, Rruga “Demokracia”, ndërtesa 222, lagjia “Bathore” – Kamez, kati i parë, kodi postar 1054 (afër rreth rrotullimit, 500 m majtas)

energjia.al 17.12.2014