Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërkombëtarizohet çështja e HEC Mavrovë

Një grup ekspertësh të përcaktuar nga Komiteti I Konventës së Bernit do të vlerësojnë në vend, gjatë 2015, projektet e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Mavrovos, Maqedoni, dhe nëse këto shkelin Konventën e Bernit për Ruajtjen e Kafshëve të Egra dhe të Habitateve Natyrale në Europë. Komiteti I Konventës së Bernit mori këtë vendim në Strasburg, 2 Dhjetor. Deri në marrjen e një vendimi të dytë nga komiteti, ndërtimi i HEC-eve do të pezullohet.

Një ndër HEC-et e Mavrovës, ai i Lukovo Pole, do të pakësonte prurjet në Drinin e Zi.

Ky vendim u mor nën ndikimin e fushatës “Shpëtoni zemrën blu të Europës” të organizuar nga shoqatat Riverwatch dhe EuroNatur, e cila synon të shpëtojë lumenjtë e Ballkanit nga planet shkatërruese të lobit të HEC-eve.

Pas vlerësimit grupi I ekspertëve do të përgatisë rekomandime për qeverinë maqedonase. Sipas Aleksandra Bujaroska, e OJF-së maqedonase Front 21/42 “Nëse Maqedonia I përmbush rekomandimet, çështja zgjidhet. Nëse Maqedonia nuk I përmbush, Komiteti I Bernës mund të përdorë mënyra të tjera për zgjidhjen e tij. Në çdo rast, vëmendja e Këshillit të Europës zakonisht ka sjellë reagime të shpejta në raste të ngjashme të mëparshme”.

Ekolëvizja, 15.12.2014