Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Plani i biznesit i OSHEE për 2015

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) ka tashmë gati planin e biznesit për vitin 2015. Burimet nga Ministria e Energjitikës pohuan se, në themel të këtij plani është futja në sistemin e pagesës së zonave rurale.

Në fokus do të jenë rajonet e Shkodrës dhe Kukësit, për shkak edhe të problematikës më të madhe në kulturën e pagesës së faturave të energjisë që këto zona kanë. Por OSHEE në të njëtën kohë do të ndjekë një plan të posaçëm investimesh në këto zona. Rrjeti tashmë shumë i amortizuar i energjisë në të gjithë vendin, në zonat veriore, sidomos në rajonet e thella është thuajse tërësisht i dëmtuar.

Situata është e ngjashme në të gjithë zonën rurale, e cila sot furnizohet me energji me rrjet 6 kv, i cili nuk garanton cilësi furnizimi, si përsa i përket qëndrueshmërisë ashtu edhe cilësisë së energjisë elektrike. Duhet që i gjithë sistemi të transformohet nga 10 e 6 kv në 20 kv në mënyrë që të ulen humbjet teknike të cilat në zonat rurale janë në nivele shumë të larta. OSSHE ka vlerësuar së dëmi në rrjet është shumë i lartë në këto zona edhe për shkak të ndërhyrjeve abuzive.

Me qëllimin e rritjes së qëndrueshmërisë financiare të sektorit, OSHEE ka nevojë për të futur një program realist për reduktimin e humbjeve. Skenari bazë, i cili ka dakordësinë edhe të Bankës Botërore supozon një plan për reduktimin e humbjeve për të arritur nivelin e 30 për qind në vitin 2016. Megjithatë, kjo masë sipas Bankës Botërore është e pamjaftueshme për të prëmirësuar sisteimin, nëse do të shoqërohet me ristrukturimin e çmimeve.

Banka Botërore vlerëson se, Shqipëria aktualisht ka një nivel të lartë të përdorimit të paligjshëm të energjisë elektrike dhe matje të dobët, e cila është e bazuar në sistemin e faturimit dhe aktualisht ka një sistem të dobët të menaxhimit të informacionit. Vendet e tjera, të cilat ballafaqohen me probleme të ngjashme kanë arritur të ulin humbjet e tyre të shpërndarjes shumë më të shpejtë dhe pa investim të madh shtesë.

Revista Monitor, 16.12.2014