Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në 2015 pritet privatizimi 100% i Albpetrol

Gjatë vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të fillojë privatizimin e të gjitha aksioneve shtetërore në kompanitë ku rezulton të jetë pronare.

Paratë më të shumta për arkën e shtetit priten të vijnë nga shitja e 100% të aksioneve të “Albpetrol”-it.
Burime për Vizion Plus thonë se e aksionet e kompanisë së vetme shtetërore që prodhon naftë sot llogariten të kushtojnë 95 milion euro. Po për këtë firmë, është bërë edhe një vlerësim i mëparshëm nga “Patton Bogs” firma konsulentë e cila tha asistencë në tenderin e zhvilluar gjatë qeverisë Berisha, por megjithë dështimin e tenderit, oferta maksimale që nxori në atë kohë “Patton Bogs” për vlerën e shitjes së albpetrol ishte 250 milion euro. Privatizimi i “Albpetrol” pritet të përfundojë në 2016-ën.

Dy paketa të tjera aksionesh që do të shiten janë përqindjet shtetërore të “ARMO” dhe “Albtelekom”. “ARMO” llogaritet të shesë 15% të aksioneve shtetërore me një vlerë prej 22 milion eurosh, ndërsa Albtelekomi do të shesë 16% të aksioneve për 18 milion euro.

Një tjetër privatizim që do të nisë të behët 2015-ën është edhe kompania e sigurimeve “INSIG”: shteti mendon të fitojë rreth 15 milion euro, duke qenë se borxhet dhe detyrimet që i kanë palëve të treta degë të saj kanë bërë që vlera e saj të bjerë çdo vit.

Vizion Plus,  14.12.2014