Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia mbështet sektorin energjitik shqiptar

Qeveria italiane vë në dispozicion një shumë të përgjithshme prej 81.7 milionë Euro për investime në vendin tonë.

Zëvendes Kryeministri Niko Peleshi dhe ambasadori italian Massimo Gaiani nënshkruan në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë protokollin e ri dypalësh të Bashkëpunimit për Zhvillim 2014-2016.

Nga shuma e akorduar 81.7 mln euro, 56.7 milionë Euro shkon si kredi e butë, 20 milionë Euro konvertim borxhi dhe 5 milionë Euro grant.

Prioritetet strategjike që do të mbështeten në peiudhën e ardhshme tre vjeçare janë: Rritja e Qëndrueshme nëpërmjet nxitjes së konkurrueshmërisë dhe përdorimit eficient të burimeve.

Nën këtë shtyllë finacohen programet e:

-Zhvillimit Ekonomik, me fokus nxitjen e Investimeve të Huaja, me 22.4 milionë euro.
-Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, e financuar me 5 milionë euro;
-Sektorit Energjetik mbështetet me 16.2 milionë euro;
-Sektori i Ujësjellës-Kanalizimeve me 10.5 milionë euro;

Nën shtyllën e dytë: Investimi tek Njerëzit dhe Kohezioni Social do të financohen:

– Faza e dytë e Programit të Konvertimit të Borxhit për sektorët socialë me një fond prej 20 milionë euro; dhe sektori i Arsimit dhe Formimit Profesional, me 5 milionë euro.

Shtylla e tretë: Qeverisja e mirë, Demokratizimi shteti Ligjor mbështet Reformën Territoriale-Administrative me 0.8 milionë euro.

Revista Monitor, 12.12.2014