Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Finlanda dhe nafta si faktor rigjallërimi

Një prej ekonomive më të dobëta të Evropës veriore nuk mund të mbështetet në importet më të lira udhëhequr nga rënia në naftë për ti dhënë shtysë rimëkëmbjes ekonomike, sipas ministrit të ekonomisë Jan Vapaavuori.

Çdo efekt i dobishëm nga çmimet e ulëta të naftës ka të ngjarë të jetë jetëshkurtër dhe finlandezët duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të rritur konkurrencën e tregjeve të tyre të punës, tha Vapaavuori në një intervistë në Helsinki.

Cmime më të ulëta të naftës ‘ krijojnë vetëm stimuj të përkohëshëm, të cilët duken të dobishëm në raportet e doganave për një farë kohe,’ tha Vapaavouri. ‘ Kjo nuk e lehtëson aspak presionin e reformës strukturore.’

Qeveria e Finlandës po përpiqet fort të gjejë mënyra për të përmirësuar fleksibilitetin e tregut të punës. Kostot e punës për njësi, të cilat tregojnë se sa mirë paguhen punëtorët kundrejt produktivitetit, janë 15 për qind më të larta se në Gjermani dhe më shumë se 20 për qind më lart niveleve në Suedi, sipas një raporti të vitit 2013 nga ana e institutit të kërkimit ETLA. Finlanda gjendet një dekadë e gjysmë pas Spanjë në përputhjen e pagave me produktivitetin, referoi instituti.

Revista Monitor, 13.12.2014