Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers shpall planin e investimeve 2015

Bankers Petroleum Ltd njoftoi se, investimet për vitin 2015 do të jenë 218 milionë dollarë. Burimet zyrtare të kompanisë njoftuan se, ky plan do të mbështetet tërësisht nga të ardhura të gjeneruara nga operacionet dhe likuiditetet e kompanisë. Buxheti është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të Kompanisë dhe është dorëzuar tek autoritetet shqiptare për aprovim.

Plani i investimeve për vitin 2015 do të vijojë të përqendrohet në tre drejtime kryesore strategjike: zbatimi i programit primar horizontal të shpimit, përshpejtimi i programit dytësor të zhvillimit dhe investime për përmirësimin e operacioneve me qëllim uljen e kostove dhe garantimin e infrastrukturës dhe faciliteteve të nevojshme që mbështesin rritjen e kompanisë.

David French, President dhe CEO, thotë, “Ne kemi hartuar një plan investimesh strategjike të mbuluara plotësisht me financimet që ne gjenerojmë nga aktivitetet tona hidrokarbure dhe ne kemi një nivel solid ndërkohë që investojmë në rritjen e mëtjeshme të Bankers”.

“Gjatë këtyre viteve Bankers ka ngritur një biznes me një bilanc të pastër financiar dhe operacione fleksibël ndaj luhatjeve të çmimit të naftës. Në kombinimin e programeve tona të shitjeve dhe ruatjen e pozitës tonë për vitin 2015, ne parashikojmë një diferencë në çmim prej 30 dollarë për fuçi në 70 dollarë Brent dhe gjithashtu ka kapacitetet për të përballuar edhe rëniet e mëtejshme të çmimit të naftës. Ky buxhet bazohet në uljen e kostove në procesin e shpimit të puseve horizontale, dhe duke vijuar me angazhimin tonë për rritjen e rezervave dhe prodhimit në të ardhmen përmes shtimit të injektimit të polimerit. Ne besojmë se disiplina jonë financiare, menaxhimi i rezervave, dhe aftësitë operacionale do të na ndihmojnë të përballojmë edhe këtë treg të paqëndrueshëm të naftës në botë ”.

Financimi i Planit të investimit

Plani i investimit është hartuar me një parashikim për një çmim mesatar të Brentit prej 70 Dollarë për fuçi. Kompania parashikon që të financojë tërësisht planin e investimeve 2015 përmes të ardhurave të gjeneruara nga operacionet dhe likuiditetet e saj.

Kontratat e shitjeve 2015

Bankers parashikon të shesë naftën e prodhuar me një çmim prej 82% të Brent-it, duke përfshirë kontratat për eksport por edhe ato për shitje në tregun vendas. Kompania ka planifikuar që 55% të volumit të naftës bruto të prodhuar gjatë vitit të ardhshëm ta eksportojë në Mesdhe dhe në Shtetet e Bashkuara. Një çmim prej 79-80% të Brentit është parashikuar në termat e kontratave për të gjitha volumet e eksporteve.
Bankers gjithashtu ka një marrëveshje për të shitur 45% të volumit të prodhimit në tregun vendas me një çmim mesatar rreth 74% të Brentit.

Paros-Marinza

Pjesa më e madhe e planit të investimit për vitin 2015, 118 milionë dollarë, do të shpenzohen për planin primar të zhvillimit duke operuar me 3 sonda për hapjen e rreth 85-90 puseve të reja. Këto puse të reja janë një vazhdësimësi e zhvillimit e fushës së Patos-Marinzës.

Facilititetet

Një total prej 64 milionë dollarë nga plani i investimeve për vitin 2015 do të investohet për ngritjen e infrastrukturës dhe faciliteteve që sjellin përmirësime dhe ulin kostot e operimit.

Situata Financiare

Bankers ruan një bilanc të fortë financiar me gjendje cash prej 88 milionë dollarë deri në fund të Shtatorit 2014. Drejtuesit e Bankers do të vijojnë të mbrojnë pozicionin financiar të Kompanisë me një strategji për të ruajtuar planin e shpenzimeve duke përdorur portofolin e cash-it përgjatë vitit 2015.

Plani i Prodhimit

Duke marrë parasysh se çmimi i naftës në tregjet botërore po shënon rënie gjatë kësaj periudhe, Bankers ka parashikuar një nivel prodhimi të naftës të përafërt me nivelet e këtij viti.

Revista Monitor, 12.12.2014