Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërndarja energjitike në veri të Kosovës

Ministria e Pushtetit Lokal e ka shfuqizuar vendimin e Kuvendit Komunal të Zubin-Potokut për të themeluar kompaninë “Elektrodistribucioni – Veri”.

Reagimi i Ministrisë erdhi pasi Komuna e Zubin-Potokut e kishte themeluar një kompani publike komunale që do të operonte si furnizues i energjisë elektrike për katër komunat e Veriut, shkruan Koha Ditore.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pasi ka pranuar vendimin e Kuvendit të Komunës, e ka vlerësuar dhe ka konstatuar se është i pavlefshëm për shkak të tejkalimit të kompetencave të Kuvendit të Komunës të përcaktuara në nenin 17 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale”, thuhet në përgjigjen e zyrës për Informim të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Telegrafi, 09.12.2014