Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nxënësit e shkollave njihen me KEDS-in

Zyrtarët e KEDS-it sot patën një vizitë ndryshe nga ato të zakonshmet. Një grup nxënësish prej 30 vetave të Qendrës Kreative, Institucion Parashkollor në Prishtinë, qëndruan për një vizitë informative në KEDS.

Shkallët e Ndërtesës Qendrore gumëzhinin nga zërat gazmorë të fëmijëve të kësaj Qendre të shoqëruar nga drejtoresha dhe disa mësuese.

Fëmijët u pritën nga Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KEDS, Valbona Kadrijaj, e cila u shpjegoi në përgjithësi fëmijëve procesin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pastaj vazhduan në Departamentin e Kalibrimit, dhe aty fëmijët panë nga afër njehsorët për matjen e energjisë elektrike dhe bënë shumë pyetje. Si ndalet energjia elektrike, si vjen ajo deri te shtëpitë tyre, pse duhet ta kursejmë rrymën, ishin disa nga pyetjet e parashtrua nga nxënësit. Përgjigjet i morën nga Shukri Aliu, nga Departamenti i Kalibrimit, i cili me shembuj sa më të qarta ua shpjegoi të gjitha në detaje fëmijëve.

Nxënësve u pëlqeu shumë vizita dhe disa prej tyre shprehën dëshirën që kur të rriten të vijnë të punojnë këtu.

“ Unë kur të rritem dua të bëhem inxhinier dhe të punoj në KEDS”, thotë Edvin Rakovica, nxënës i klasës së dytë. Kurse nxënësja Liza Siqani, thotë “ Unë pashë sot orët e vjetra dhe ato të rejat për matjen e rrymës, por ato digjitalet më pëlqyen më shumë”. Kurse njëri prej nxënësve tha: “ Mua më së shumti më pëlqeu lëngu”.

Duke qeshur dhe duke kënduar ata përfunduan vizitën me shpresën që të takohemi përsëri.

energjia.al 28.11.2014