Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Xhelal Mziu nuk e paguan energjinë

Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaroi në seancën e sotme parlamentare (27 nëntor 2014) se kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu i ka një detyrim të pashlyer prej 1.139.397 lekësh Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE).

Deputeti Balla tha se kjo është dhe arsyeja, që kryebashkiaku Mziu, i zgjedhur i Partisë Demokratike, ka qënë në protestën e opozitës ditën e shtunë, bashkë me stafin e tij.

“E kam ndjekur me vëmendje protestën e opozitës dhe pjesëmarrës në të ishte dhe kryebashkiaku Mziu, që bërtiste më shumë se të tjerët. Kjo pasi ai është një ndër debitorët më të mëdhenj të OSHEE-së. Familja Mziu ka papaguar deri ditën e djeshme 1.139.397 lekë, fatura të energjisë. Kjo është dhe arësyeja që Mziu, bashkë me Lulzim Bashën bërtiste se nuk duam të paguajmë energjinë elektrike ndaj duam të rrëzojmë qeverinë”, u shpreh Balla.

Gjithashtu, ai tha se në protestën e ditës së shtunë ishte e pranishme i gjithë stafi i Bashkisë Kamëz, nga punonjësi i parë, deri tek i fundit. Debia që kjo bashki i ka OSHEE-së, sipas deputetit socialist, kap shifrën e 436 milion lekëve.

Në foto dokumentet qe tregoi deputeti i PS-se ne Kuvend.

Ora News, 27.11.2014

debia e xhelal mziut tek oshee debia e bashkise kamez tek oshee