Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Liçencat, IQT: Të plotësohet dokumentacioni

Inspektoriati Qendror Teknik i ka bërë thirrje subjekteve të biznesit që duan të pajisen me licencën për impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës, që të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor në bazë të VKM, nr.755, datë 12.11.2014.IQT u tërheq vëmendjen këtyre subjekteve që të dërgojnë pranë drejtorisë për miratimin e kartës teknologjike dhe të vërtetimit teknik per respektimin e kushteve dhe normave teknike.

Gjithashtu, kërkohet që pas plotësimit të dokumentacionit, të dërgohet aplikimi në Ministrinë e Energjisë për të përfituar licencënn e përpunimit.

Sipas njoftimit të IQT, afati gjashtëmujor i përcaktuar në nenin 15 të ligjit të sipërshënuar, duhet të respektohet, pasi veprimtaria jashtë këtij afati konsiderohet e paligjshme.

Klikoni këtu për tu njohur me ligjin.

energjia.al 27.11.2014