Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja si e vjedhin energjinë elektrike

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetin social Twitter fotografi të shkrepur nga një nënstacion energjie elektrike, që ai e quan shembullin tipik të vjedhjes së energjisë elektrike nga biznesi.

Rama shoqëron foton me shkrimin: “Në operacion kundër hajdutëve të energjisë në Tiranë; kabina ku biznesi i madh paguante sa një furrë buke”.

Një ditë më parë gjatë inspektimit të ndërtimit të HEC-it 4.1 megavat në lumin Rrapun në Librazhd, Kryeministri tha se operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike nuk do të ndalet dhe se pas këtij operacioni dhe stabilizimit të gjithë sistemit do të ketë edhe ulje çmimi.

“Nuk ka pikë dyshimi, operacioni do të vazhdojë pa kompromis, pa tolerancë, pa parë majtas dhe djathtas. Kush do të vjedhë energjinë nuk ka asnjë mundësi të bashkëjetojë me ne në lirinë e kësaj shoqërie, por do të shkojë aty ku e ka vendin, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Çdokush të paguajë atë që i takon, në mënyrë që pastaj të vijmë në një fazë tjetër më tutje, kur të jemi në gjendje të flasim edhe për ulje të çmimit, të flasim edhe për ulje të TVSH mbi energjinë për familjarët”, tha Rama.

Top Channel, 26.11.2014