Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Deklaratë e OSHEE për shpifjet e PD-së

Operatori i Shperndarjes se Energjise elektrike, OSHEE,deklaron ne menyre te perseritur se Dine Aliaj eshte larguar nga detyra e kreut te Njesise se OSHEE ne Lushnje qe me dt 21 Nentor 2014. Partia Demokratike dhe zedhenesat e saj mediatike vazhdojne me kot serine e mashtrimeve publike lidhur me kete ceshtje.

Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike ne funksion te transparences dhe informimit sa me te sakte te publikut ve ne dispozicion te gjithe dokumentacionin qe fakton largimin nga detyra te z. Dine Aliaj me motivacionin: Per shperdorim detyre dhe shkelje te rende te disiplines ne pune.

Ne dt. 21 Nentor 2014 shkresa me numrin e protokollit 13309 fakton pezullimin e marredhenieve te punes me kete person. Shkresa I eshte drejtuar Drejtorise Rajonale Berat ku theksohet se “ne vijim te denoncimeve te ardhura ne emer te Z. Dine Aliaj lidhur me ushtrimin e detyrave te tij, ju komunikojme si me poshte: Pezullimin e marredhenieve te punes per z. Dine Aliaj (drejtor I Njesise Lushnje ne Drejtorine Rajonale Berat), per nje periudhe te pacaktuar , deri ne sqarimin e plote te problematikave te ngritura ne shkresen me nr. 12224 prot Dt. 03.11.2014.

Me pas, mbeshtetur ne procedurat e largimit nga detyra, te parashikuara ne Kodin e Punes, ne dt. 24.11.2014 eshte bere edhe shkresa per njoftimin e fillimit te procedurave te zgjidhjes se marredhenieve te punes, te lidhur me kete person. Ne kete shkrese renditen edhe arsyet e ketij vendimi:

* Per shkelje te rende te disiplines ne pune, duke mos paguar faturat e energjise elektrike ndaj shoqerise, ku ju rezultoni debitor per te dy kontratat e furnizimit me energji elektrike.

*Per shperdorim te detyres duke lejuar nderhyrjen ne sistemin mates me qellim uljen e konsumit te energjise elektrike per te dy kontratat e furnizimit me energji elektrike.

Bazuar ne nenin 144 te Kodit te Punes pas nje afati prej 72 oresh nga data e marrjes ne dijeni Dine Aliaj thirret ne zyrat e Drejtorise se Burimeve Njerezore per te shprehur pretendimet e tij lidhur me arsyet e fillimit te procedures se zgjidhjes se marredhenieve te punes.

Ritheksojme se ky person nuk eshte lejuar te ushtroje funksionin qe mbante prane OSHEE-se, qe me dt. 21 nentor 2014. Dokumentacioni bashkangjitur deklarates verteton largimin nga detyra te Z. Dine Aliaj dhe deklaratat e Partise Demokratike jane spekullative.

I bejme thirrje Partise Demokratike dhe tellalleve te saj qe te heqin dore nga genjeshtrat dhe te mbeshtesin operacionin kombetar per te zhdukur hajduterine me energjine elektrike.

energjia.al 27.11.2014