Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Borxhi i energjisë, qeveria kontratë me bankat

Qeveria, në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë, do të marrë përsipër shlyerjen e borxhit prej 60 milion eurosh ndaj sipërmarrësve privatë të energjisë. Kjo u bë e ditur sot në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, i cili e quajti këtë arritjen e parë konkrete të operacionit të nisur në sektorin energjitik. Sipas tij, janë 60 milion euro, ku si pasojë e ‘kontratave alucinante’, iu garantua për jetë të jetëve këtyre prodhuesve që energjia do të blihej gjithmonë e në çdo rast 10 lekë mbi çmimin e importit.

Kryeministri Rama theksoi se reforma në sistemin energjetik ka dhënë efekte pozitive dhe se i ka hapur rrugë liberalizimit të tregut. Ai tha se ky operacion ndan Shqipërinë nga hajdutët e energjisë.

“Kjo rrugë nuk është ti hedhim parfum, as ta pudrosim që të duket bukur, as ta mbajmë me aspirina, as të shtojmë ndonjë tetraciklina. Kjo rrugë është intensive. Një arritje të parë konkrete të operacionit për ta ndarë Shqipërinë nga hajdutët e energjisë. Kemi futur në vijë një bashkërendim forcash me bankat e nivelit të dytë për të shlyer një borxh dramatik që nuk është përfshirë në listën e borxheve të cituara më lart, është borxhi ndaj sipërmarrësve dhe prodhuesve privat të energjisë. 60 milionë euro. Bankat e nivelit të dytë kanë ardhur kanë takuar ministrin e Energjisë dhe kanë kërkuar konfirmim nga qeveria për mos ndalojnë këtë operacion dhe në këtë mënyrë të disbursojnë 30 milionë euro për të shlyer prodhuesit privat. Është fillimi i uljes së çmimit nga prodhimi vendas dhe vendosja e prodhimit vendas në funksion të liberalizimit të tregut. Shqipëria plaçkë e madhe oburra kush të marrë ndonjë copë duke e pushtetëruar. Kjo epokë ka marrë fund. Nuk jemi këtu për ta kthyer mbrapa por jemi këtu për ta udhëhequr,”- theksoi Rama.

Shqiptarja.com 27.11.2014