Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen punonjës të OSHEE në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar shefin e shitjes së OSHEE-së në Mallkastër, të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy elektriçistë.

Në prangat e policisë, ka rënë Alban Myftaraj 32 vjeç, ndërsa janë proceduar M.Malaj dhe R.Brakaj me detyrë elektiçistë.

Sipas policisë, arrestimi i Myftaraj është bërë pasi ka urdhëruar fshehjen e të dhënave të një matësi të energjisë elektrike. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shefi i shitjes së OSHEE-së në Mallakaastër, ka urdhëruar që të bëhet leximi i matësit elektrik të një qytetari dhe më pas ka urdhëruar fshehjen e të dhënave të konstatuara pasi është lexuar matësi.

Ndërkohë dy elektriçistët ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, dyshohet si bashkëpunëtorë në fshehjen e të dhënave.

Materialet në ngarkim të shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

Shqiptarja.com 27.11.2014