Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mekanizëm i ri për shlyerjen e debive në energji

Asnjë falje për konsumatorët debitorë të sektorit energjitik. Në mbledhjen e Këshillit ekonomik kombëtar, Kryeministri tha se shumë shpejt do të bëhet publik një mekanizëm i hartuar nga Ministria e Energjitikës që synon sipas tij krijimin e lehtësirave për debitorët e kompanisë së shpërndarjes së energjisë por duke përjashtuar kategorikisht çdo formë falje qoftë dhe për kamatevonesat.

Kryeministri përsërit se nuk do të tolerojë askënd që shkel ligjin pasi për të, të majtët kanë marrë mandate për të qeverisur, duke marrë përsipër koston e mosmarrjes së një mandati të dytë për shkak të aksioneve kundër paligjshmërisë.

Duke folur për paketën e re fiskale Kryeministri tha se janë rritur vetëm 3 taksa që nuk prekin sipas tij buxhetet familjare dhe janë zeruar 15 të tjera.

Ndaj ai kërkoi që askush të mos abuzoi duke nënkuptuar akuzat e opozitës për buxhetin e 2015.

Kryeministri thotë se brenda qasjes së premtuar në fushatë, qeveria është dhe sa i takon premtimit për hapjen e vendeve të punës kur lajmëron hapjen apo formalizimin e 81 mijë të tilla brenda vitit të parë të qeverisjes.

Sipërmarrësve të pranishëm, Kryeministri i kujton se ka përmbushur një tjetër premtim që sdo të jetë qeveria e gjobave dhe për këtë përmend pagimin e detyrimeve të prapambetura nga qeveria e mëparshme.

Pas fjalës së Kryeministrit takimi periodik i këshillit ekonomik kombëtar ka vijuar i mbyllur.

Tv Klan, 26.11.2014