Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Basha nxit personalisht mospagimin e energjisë

Deklarimet e opozitës Partia Socialiste i ka komentuar si qendrime destabilizuese, pasi sipas saj, drejtuesit e Partisë Demokratike nxisin qytetarët të mos paguajnë energjinë elektrike dhe stimulojnë ndërtimet pa leje.

“Edhe sot përmes kryetarit të SHQUP-it opozita vazhdoi të bëjë thirrje për anarki dhe shkelje të ligjit, ashtu sikurse në gjithë ditët e fundit ankohen se pse qeveria u kërkon bizneseve dhe qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike, Lulzim Basha personalisht nxit njerëzit që të mos paguajnë faturat. Ankohen pse qeveria nuk lejon zaptimin e hapësirave publike, ndërkohë Lulzim Basha personalisht inkurajon ndërtimet pa leje. Si në asnjë vend tjetër të botës, Lulzim Basha i kërkon qeverisë së re që vetëm në një vit të ndreqë gjithçka që bosi i tij dhe qeveria e Sali Berishës prishën dhe shkatërruan në 8 vite rresht. Absurdi vazhdon më tej kur mendon se vetë Lulzim Basha në 4 vite dështim të plotë si kryetar bashkie nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm që u dha qytetarëve në fushatën e 4 viteve të shkuara”, deklaroi deputeti socialist, Blendi Klosi.

Top Channel, 25.11.2014