Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksidentohen dy rojet e HEC-it të Komanit

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë mëngjes në Shkodër, rreth orës 08:30 ku kanë humbur dy persona ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të katër personat udhëtonin në një fuoristradë me targa TR 8145 P, e cila ka dalë nga rruga e Komanit dhe dyshohet të ketë rënë në humnerë në 100 metra. Elidon Drumi 23 vjeç, Agim Kasemi 32 vjeç, kanë mbetur viktima të këtij aksidenti tragjik, ndërsa mësohet se të plagosurit janë me inicialet Artan Bajraman dhe Edmond Kola A1 REPORT mëson se katërt të aksidentuarit ishin punonjës në hidrocentralin e Komanit, të kontraktuar për të ruajtur HEC-in. Sipas informacioneve paraprake të policisë së Shkodrës, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit. Aksidenti është shënuar në aksin Vau i Dejës-Koman pranë fshatit Karm, ndërsa sipas raportimeve të korrespondentit të A1 REPORT, Elvis Nabolli, ky aks ka qenë gjithmonë problematik. Që nga koha e diktaturës në këtë segment rrugor nuk është bërë asnjë investim edhe pse ky aks ka shënuar viktima edhe më herët.

Shqiptarja.com 24.11.2014