Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pranga 6 punonjësve të OSHEE në Vlorë

6 punonjës të OSHEE-së janë vënë në pranga nga ana e bluve të qytetit bregdetar të Vlorës. Por ndryshe nga sa jemi mësuar këto ditë, arrestimi i 4 tyre nuk ka ardhur për shkak se kanë ‘kontribuar’ në vjedhjen e energjisë, por pasi dyshohen se kanë vjedhur kabuj të energjisë elektrike.

Mësohet se punonjësit e OSHEE-së që janë arrestuar nga ana e efektivëve të qytetit të Vlorës janë Kujtim Cenaj, 64 vjeç, Fadil Kapllani, 64 vjeç, Agron Ballesha, 48 vjeç, Mihallaq Kondakci, 59 vjeç.

Policia e Vlorës bën të ditur se këta persona operatore te nenstacionit te TEC-it, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kabulli të energjisë elektrike.

Ndërkohë në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë policia ka arrestuar dy punonjës të tjerë të OSHEE-së për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marre masat e duhura për ndërprerjen e energjisë elektrike në lokalin e shtetasit Shefki Muçaj, 62 vjeç.

Ky i fundit u arrestua në flagrancë për “Vjedhje të energjisë elektrike”, pasi nga verifikimi i kryer ne lokalin e tij në Vllahinë ka rezultuar se ka rilidhur në mënyrë te paligjshme energjinë elektrike, pasi i ishte ndërprerë nga punonjësit e OSHEE-së.

Shqiptarja.com 25.11.2014