Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kusht për kompensimin e fashës, fatura

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, bëri të ditur sot se kusht për familjet në nevojë të cilët do të kompensohen nga heqja e fashës prej 300 kw, do të jetë prova e faturës së energjisë elektrike. Deklaratat Ministri Veliaj i bëri në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, gjatë shqyrtimit nen për nen të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, ku nënvizoi se fatura e energjisë me synim kompensimin, do të bëhet 1 herë në 6 muaj.

Duke u ndalur tek familjet që preken nga heqja e fashës prej 300 kw së energjisë elektrike, Veliaj tha se janë 204 mijë familje që preken nga heqja e fashës dhe për komensimin e të cilëve nevojiten sipas tij 16 milionë dollarë.

Ministri sqaroi se familjet që do të kompensohen do të kenë paratë përpara se të hiqet fasha 300 kë. Kjo pasi është caktuar një kuotë e posaçme e cila do të merret parapagim nga familjet në nevojë. Kjo kuotë ka të bëjë me një shumë prej 700 lekësh të reja e cila do tu jepet 204 mijë familjeve si parapagim.

“Janë 204 mijë familje që do kompesphen nga heqja e fashës së energjisë. Për këtë kompensim na nevojiten 16 milionë dollarë. Kusht për ta marrë këtë pagesë duhet prova e faturës. Do kontrollohet një herë në 6 muaj. Njerëzit do t’i kenë paratë para se të hiqet fasha.” është shprehur Ministri Veliaj në komisionin parlamentar.

Duke shqyrtuar buxhetin e parashikuar për vitin 2015, në institucionin që ai drejton, Veliaj tha se viti i ardhshëm do të jetë viti i parë pa asnjë borxh sa i përket ndihmës sociale, ndërsa theksoi prioritet do të jetë rinia.

Në këtë kontekst, ministri theksoi se është 4-fishuar buxheti për rininë, ndërsa në total është parashikuar një rritje prej 4.6% e buxhetit të Ministrisë së Mirëqënies dhe Rninisë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Viti i ardhshëm është viti i parë pa asnjë borxh në ndihmën sociale. Prioritet do të jetë rinia, ku është parashikuar 4-fishim i buxhetit për këtë kategori. Rritja e buxhetit krahasuar me vitin e kaluar është 4.6 %.” u shpreh Ministri Erion Veliaj.

Shqiptarja.com 24.11.2014