Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsumi i energjisë ulet me 15% në nëntor

Konsumi i energjisë gjatë këtij muaji është ulur me rreth 15 për qind sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjitikës. Ulja e konsumit në këto nivele ka ardhur si rezultat i aksioneve të OSHEE dhe policisë së shtetit për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë. Të njëjtat burime pohojnë se, ka një ndërgjegjësim tek konsumatorët e energjisë për të racionalizuar konsumin në mënyrë që të shmangin faturën e lartë. Por shkaku kryesor mbetet stakimi i energjisë për qindra familje dhe biznese

Konsumi 6 mujori

Konsumi i energjisë elektrike nga konsumatorët në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 është rritur 7,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, nga 2.309 GWh në 2.476 GWh, sipas INSTAT. Konsumi ienergjisë elektrike nga familjarët dhe jo familjarët u rrit respektivisht me 7,6 dhe 6,8 për qind. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike përbën 58,5 përqind të energjisë në dispozicion për konsum. Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 është 2.353 GWh nga 4.429 GWh e prodhuar gjatë të njëjtës periudhë në 2013, e cila rezultoi me rënie prej 46,9 për qind.

Humbjet

Reduktimi i humbjeve krahasuar me vitin e kaluar ishte 7% , duke arritur në 34 % gjatë muajit tetor. Prej aksioneve, rezultati financiar i OSHEE është përmirësuar me 66 milionë dollarë. Arkëtimet janë përmirësuar, duke arritur në një shkallë afërsisht 85%, në krahasim me 64 për qind që ishte një vit më parë, sipas të dhënave nga Ministria e Energjetikës.

Revista Monitor, 25.11.2014