Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vendimi për tarifat e HEC-eve private

Këshilli i Ministrave do të miratojë brenda kësaj jave vendimin për tarifat e energjisë për hidrocentralet private.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili tha se ky vendim i hap rrugë shitjes së energjisë që prodhohet nga hidrocentralet e vogla. Duke prezantuar arritjet dhe objektivat e sektorin energjetik në vend, ministri paralajmëroi se nuk do të ndiqet më politika e faljes apo e amnistive për faturat e papaguara të energjisë.

Sipas ministrit, kjo politikë e ndjekur më parë ka rezultuar se është një politike që ndikon negativisht tek kultura e pagesës së energjisë në vend. Ndërkohë, këtë vit sektori energjetik pritet të marrë financime të konsiderueshme për faktin se një program financimi i Bankës Botërore është në zbatim.

Falë këtij programi, sipas parashikimeve të ekzekutivit, sektori elektroenergjetik shqiptar do të mund të dalë nga situata e rëndë në të cilën ndodhet, në vitin 2018.

Scan TV, 24.11.2014