Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkelje ligjore në tenderin e KOSTT

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), e ka shkelur Ligjin e prokurimit në tenderin për bartjen dhe montimin e dy transformatorëve në Berivojcë dhe Viti.

Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se KOSTT-i e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “UKAB”, e cila ishte e papërgjegjshme pasi nuk i kishte plotësuar kërkesat konform dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë, shkruan sot Koha Ditore.

Është kërkuar nga KOSTT-i që këtë procedurë të prokurimit ta kthejë në rivlerësim. E KOSTT-i e ka anuluar në tërësi këtë tender që peshon 680 mijë euro. Edhe pse OSHP-ja ka kërkuar që procesi të kthehet në rivlerësim, KOSTT-i bazë për anulim e ka marrë vendimin e OSHP-së.

Telegrafi, 24.11.2014