Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Do të kontrollohen impiantet e përpunimit të naftës

Impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës tashmë do t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm për të mos lejuar abuzime me cilësinë.

Drejtori i Hidrokarbureve Dritan Spahiu shpjegon se në bazë të ligjit të ri synohet që të vendoset kontroll mbi impiantet të cilat kanë ndikim në cilësinë e naftës që del në treg .

” Impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës bruto ishin të vetmet njësi prodhimi jashtë sfresës së licencimit. Tashmë këto impiante do të licencohen nga Ministria dhe do të nisë kontrolli” tha ai për Ora News.

Spahiu shpjegon se këto impiante nuk kanë qenë pjesë e trajtimit nga ligji duke i lënë hapësirë për abuzime.

Meqë mungonte licencimi i këtyre impianteve ministria e Mjedisit nuk ka një numër të saktë. Me miratimin e VKM minsitria përfundoi urdhrin që bëri të mundur ngritjen e komisionit dhe dhënien e këtyre licencave. “ nënvizoi Spahiu.

Ministria fton të gjitha impiantet të licensohen nëse duan të jenë pjesë e tregut të hidrokarbureve në Shqipëri.

Ora News,  23.11.2014