Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Vjedhja e energjisë, parazitizëm

Përkundrejt reagimeve të ndryshme se energjia elektrike nuk paguhet për shkaqe pamundësie ekonomike Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka hedhur poshtë këtë fakt, duke sqaruar se energjia paguhet më së shumti nga shtesat më të dobëta.

“98% e pensionisteve e paguajnë! 93% e personave me aftësi te kufizuar, invalidë, paraplegjikë e tetraplegjike e paguajnë! Kush është më i dobët se këta le të flasë, po më të dobët se këta nuk ka dhe krim kush e vjedh pa e paguar e turp kush thotë si ta paguaj kur nuk është as pensionist e as invalid!”- shkruan Rama në ‘Facebook’.

Më tej Rama shkruan se asgjë nuk e ndal operacionin kundër vjedhjes masive të energjisë dhe kundër hajduteve te paskrupullt të energjisë, te cilët të gjithë së bashku i grabisin këtij vendi çdo vit aq sa shteti paguan në vit për gjithë kujdesin social.

Në përfundim të statusit të tij Rama theskon se çdo kush duhet të marrë se përsipër pjesën e vet.

“Të gjithë së bashku ta kuptojmë se të respektosh ligjin dhe të paguash detyrimet e tua është patriotizëm, ndërsa të vjedhësh është krim që dënohet me ligj e të jetosh ne kurriz të shoqërisë është parazitizëm”- shkruan Rama.

Shqiptarja.com 22.11.2014

rama - te vjedhesh energjine, krim e parazitizem