Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekt energjetik për veriun e Kosovës

Në veri të Kosovës është formuar një Kompani për shërbime energjetike, e cila do të merret me distribuimin e energjisë elektrike për veriun e Kosovës.

Kompania për shërbime energjetike “Elektrodistiribucija Sever” (“Elektrodistribucioni Veri”) është themeluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Zubin Potokut, të mërkurën, transmeton Zëri.

Kompania është themeluar si shoqëri aksionare për distribuimin e energjisë elektrike “Elektrodistribucija Sever”, sh.a., ndërsa drejtor i Kompanisë është emëruar, siç është thënë, “njëri prej punëtorëve me stazh më të gjatë në ‘Elektrokosmet’ në Mitrovicë të Kosovës”, Boban Novakoviq. Me këtë akt, veriu i Kosovës përfundimisht shkëputet nga sistemi energjetik i Kosovës.

Revista Monitor, 21.11.2014