Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paguani energjinë, lehtësira për legalizimet

“Të gjithë qytetarët të cilët paguajnë në kohë faturat dhe detyrimet e energjisë elektrike, do të kenë lehtësira në procesin e legalizimit”. Kështu deklaroi ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, e cila mori pjesë në inagurimin e zyrë së re të ALUIZNIT në Shijak, e cila do t’i shërbejë banoreve të kësaj njësie vendore dhe zonave për rreth për përfundimin e procedurave për legalizimin e objekteve te tyre.

“Gjithë vëmendja e angazhimi ynë është të realizojmë një nga prioritetet dhe premtimet e Qeverisë Rama: legalizimet në një kohë rekord që brenda katër viteve të para të qeverisjes të bëjmë maksimumin, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, ose të përfundojmë pjesën më të madhe të legalizimeve”, tha Gjermeni .

Në të njëtën linjë me ministren Gjermeni ishte edhe drejtori i ALUIZNIT, Artan Lame.

“Kjo Qeveri e tregoi vullnetin e saj për legalizimet e ndërtesave të banorëve, pjesa që mbetet i takon qytetarëve të bëjë punën e tyre. Është shansi i fundit që kanë të gjithë qytetarët shqiptarë për të bërë legalizimin e banesave. Ju ftoj dhe ju bëj thirrje edhe një herë, që deri në fund të këtij viti të vazhdojnë me vetë-deklarimet që kanë mbetur akoma pa i bërë, apo aty ku ka procedura të vazhdojnë me procedura sepse është një vullnet qeverisës që duhet çuar deri në fund. Ejani sepse vetëm së bashku mund ta përfundojmë këtë proces”, tha Lame.

Legalizimet e kryera nga ALUIZNI për periudhën prill-nëntor 2014 për qarkun e Durrësit janë mbi 2500.

Shqiptarja.com 20.11.2014