Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Koka: Rrisim burimet e rinovueshme të energjisë

Ministri i Mjedisiti Lefter Koka ka marrë pjesë sot në Konferencë Ndërkombëtare Mjedisore me temë “Ndryshimet klimatike dhe ekonomia e gjelbër” që u zhvilluar në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd. Ministri Koka ka shprehur në këtë konferencë angazhimin për të rritur burimet e rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020 dhe efiçencën e energjisë me 9% deri në vitin 2018.

Ministri Koka theksoi se çështja e ndryshimeve klimatike, përbën sot një temë prioritare në axhendën globale mjedisore. Duke iu referuar konkretisht Shqipërisë, Ministri Koka tha ndër të tjera se “Republika e Shqipërisë, me synim zhvillimin drejt ekonomisë së gjelbërt, ka mbështetur qëndrimin e vendeve të BE-së, ndaj Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, duke u angazhuar në marrjen e masave për përcaktimin e objektivit kombëtar për reduktimin e gazeve serrë deri në vitin 2020, për rritjen burimeve të rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020; për rritjen e efiçencës së energjisë me 9% deri në vitin 2018”.

Ministri Koka bëri me dije se Ministria e Mjedisit e Shqipërisë, në bashkëpunim me partnerët e rëndësishëm si BE, Banka Botërore, GIZ, UNDP, UNEP, institucione e donatorë të tjerë ndërkombëtarë janë duke zbatuar disa projekte për ndryshimet klimatike, që synojnë nxitjen dhe progresin drejt një ekonomie të gjelbër.

“Tashmë Shqipëria ka hartuar dy dokumente të rëndësishëm, Komunikimin e Parë dhe të Dytë Kombëtar për ndryshimet klimatike si dhe është në proces të përfundimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar të Shqipërisë, që synon një gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim të sektorëve të energjisë, industrisë, bujqësisë, pyjeve, mbetjeve, transportit.”- tha ministri Koka.

Shqiptarja.com 20.11.2014