Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE i rinovon liçencën OSHEE-së

VENDIM Nr. 96, datë 27.10.2014

PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE SHA NË AKTIVITETIN E SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të neneve 9 dhe 13, pika 1, germa “c”, të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar,neneve 5, pika 1, germa “c”, 13, 14 të rregullores “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”, të miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 108, datë 9.9.2008, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 27.10.2014, pasi shqyrtoi kërkesën e shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., për licencimin në aktivitetin e shpërndarjes të energjisë elektrike, konstatoi:

– Paraqitjen përgjithësisht të dokumentacionit nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., siç kërkohet nga rregullorja “Për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave”,

Bordi i Komisionerëve të ERE-s VENDOSI:

1. Të licencojë në aktivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike shoqërinë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. (OSHEE) për një afat 30-vjeçar.

2. Ky vendim është objekt rishikimi nga Bordi i Komisionerëve, sipas nenit 16 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike” , të ndryshuar.

3. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë aplikuesin, Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, si dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

energjia.al 20.11.2014