Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ambjentalistët kundër naftësjellesit kanadez

Senati Amerikan refuzoi ndërtimin e një naftësjellësi që do të transportoje naftën kanadeze drejt rafinerive amerikane.

Sipas Zerit te Amerikes, ka ende një shans që projekti 5 miliardë dollarësh të miratohet vitin e ardhshëm kur fillon punen Kongresi i ri, por presidenti Obama ka lene te kuptohet se mund ta bllokoje me veto.

Propozimi ka nxjerrë në pah ndasi të mëdha në Kongres në lidhje me të ardhmen energjitike të Amerikës. Në një vend te varur nga hidrokarburet për energji, mbështetësit e projektit Keystone premtojnë një të ardhme më të mirë nëse ai realizohet.

Ambientalistet nga ana tjeter profetizojne nje katastrofe ekologjike me kosto te larte njerezore. Çdo dollar që shpenzojmë sot për naftë, është një dollar i harxhuar për t’i hapur varrin fëmijëve tanë, deklaroi Senatori demokrat Tom Harkin. Naftësjellës i ri do te transportoje nga Kanadaja ne ameriken veriore 830 mijë fuçi nafte në ditë më shumë.

Kritiket argumentojne se ajo nuk eshte e nevojshme e perpos kesaj, edhe do te shtojë çlirimin e gazeve të dëmshme në atmosferë.

Mbështetësit e projektit të tubacionit kujtojne se sigurimi i energjisë nga burime të sigurta dhe të përballueshme është një shqetësim global. Republikanet jane mbrojtes te flakte te kesaj nisme per te cilen thone se do te krijoje vendet e reja aq te nevojshme te punes.

Ndersa demokratet dhe ambjentalistet paralajmerojne mbi rreziqet e naftesjellit qe sipas tyre, do te kontribuoje nder te tjera edhe ne ngrohjen globale. Senati aktual kontrollohet nga demokratet, por pas fitorjes ne zgjedhjet e mesit te mandatit republikanet do te marrin shume shpejt freret e senatit te ri, e me Dhomen e Perfaqesuesve aktualisht ne duart e tyre, nuk do te kene pengese tjeter ne miratimin e ketij plani pervec firmes se Barak Obames.

Top Channel, 20.11.2014