Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘South Stream’ nuk përbën më prioritet

Ministri Italian i industrisë Federica Guidi tha të mërkurën se projekti i tubacionit të gazit South Stream, i cili është vënë në dyshim, pas aneksimit të gadishullit të Ukrainës, Krimesë nga Rusia, nuk përbën më një përparësi.

Planet për ndërtimin e tubacionit prej 40 milirad dollarë që ka një kapacitet të mjaftueshëm me gaz rus për të përmbushur pothuajse 15 për qind të kërkesës evropiane duke anashkaluar Ukrainën ka krijuar përcarje në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe po shkon kundra rrymës së Komisionit Evropian.

Italia, prodhuesi shtetëror i naftës së të cilit, Eni është e përfshirë në këtë projekt, do të jetë një nga vendet që do të furnizohet nga tubacioni.

‘Kjo është një infrastrukturë e dobishme, por ndoshta nuk është më në listën e prioriteteve,’ u tha gazetarëve Guidi në Romë. ‘Edhe në qoftë se në njërën anë ajo ndihmon në diversifikimin e tranzitit (të gazit), nga ana tjetër, nga pikëpmja e furnizimit të parë ajo ka shumë për tu kritikuar.’

Revista Monitor, 20.11.2014