Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MEI revokon 30 leje minerare

Në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm për zbatimin e detyrimeve ligjore nga ana e subjekteve të licencuara në fushën e industrisë minerare, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur procedurën e revokimit për 30 leje të tjera.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë është konstatuar se këto subjekte kanë mospërmbushje të detyrimeve ligjore, kryesisht për mospagesë të garancive financiare të mjedisit.

Paralelisht me kontrollin ndaj zbatimit të detyrimeve ligjore, Ministria e Energjisë dhe Industrisë vazhdon mbështetjen dhe nxitjen e investimeve dhe bizneseve prodhuese në fushën e energjisë dhe të industrisë.

Deri në muajin shtator 2014 janë miratuar prej Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, dhe përcjellë për dhënie leje zhvillimore komplekse një sërë objektesh të natyrës energjetike e industriale.

Konkretisht, gjatë këtyre muajve është miratuar Leja Zhvillimore Komplekse për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike 110 kV, Ersekë-Përmet, pjesë e ndërtimit të Unazës së Jugut dhe Leja Zhvillimore Komplekse për ndërtimin e pjesës së mbetur të projektit Unaza e Jugut 110 kV.

MEI ka miratuar gjithashtu Lejen Zhvillimore Komplekse për ndërtimin e centralit elektrik fotovoltaik nga shoqëria ujësjellës kanalizime Korçë Sh.a, me fuqi të instaluar 1MW.

Janë shqyrtuar një sërë projektesh të tjera të cilat janë miratuar tashmë në Komisionin e shqyrtimit të kërkesave për leje të natyrës ndërtimore, dhe janë në fazë të përcjelljes për shqyrtim në AKPT. Këtu përfshihet ndërtimi i parkut Eolik në Synej-Kavajë, ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Ferrokromit në Elbasan, ndërtimi i pasurimit të ferrokromit në Ternovë-Bulqizë dhe ndërtimi i impiantit të pasurimit të Rërave Bituminoze në Patos-Marinës.

Gjithashtu, në zbatim të Kontratave Koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, për vitin 2014 janë shqyrtuar gjashtë procedura për dhënie leje zhvillimore për ndërtimin e HEC-eve të cilat janë dërguar për miratim në AKPT.

Lista e lejeve minerare për të cilat ka nisur procedura e revokimit:

  • 1. Subjekti “Mu-Leu” Leja minerare Nr. 890
  • 2. Subjekti “Tirana Inert & Konstrusion” Leja minerare Nr. 1128
  • 3. Subjekti “Mineral-Invest” Leja minerare Nr. 1104
  • 4. Subjekti “Bledi” Leja minerare Nr. 1205
  • 5. Subjekti “AG Cahani” Leja minerare Nr. 290
  • 6. Subjekti “Roirmar” Leja minerare Nr. 580/1
  • 7. Subjekti “Ismaili” Leja minerare Nr. 587/1
  • 8. Subjekti “Mineral Invest” Leja minerare Nr. 1113
  • 9. Subjekti “Ylberi” Leja minerare Nr. 249
  • 10. Subjekti “Prendi 02” Leja minerare Nr. 1028
  • 11. Subjekti “Prodhime Karbonike” Leja minerare Nr. 896
  • 12. Subjekti “Neza” Leja minerare Nr. 291
  • 13. Subjekti “Margariti” Leja minerare Nr. 1627
  • 14. Subjekti “Madridi-I” Leja minerare Nr. 1648
  • 15. Subjekti “Kanina 1” Leja minerare Nr.1144
  • 16. Subjekti “Imperial Construcsion Plus” Leja minerare Nr. 1654
  • 17. Subjekti “Ardmir” Leja minerare Nr. 1647
  • 18. Subjekti “Co.Be.In” Leja minerare Nr. 1066
  • 19. Subjekti “Zotaj-Z” Leja minerare Nr. 1035
  • 20. Subjekti “Aj-Fd” Leja minerare Nr. 1184
  • 21. Subjekti “Emiliano” Leja minerare Nr. 1031
  • 22. Subjekti “Euro Inert Biba” Leja minerare Nr. 1637
  • 23. Subjekti “Zhopi” Leja minerare Nr. 1036
  • 24. Subjekti “Xhindi” Leja minerare Nr. 1054
  • 25. Subjekti “Union Idea” Leja minerare Nr. 1162
  • 26. Subjekti “Simaku” Leja minerare Nr. 866
  • 27. Subjekti “General Cement Albania” Leja minerare Nr. 1221
  • 28. Subjekti “General Cement Albania” Leja minerare Nr. 1220
  • 29. Subjekti “Tirana konstruksion” Leja minerare Nr. 1560
  • 30. Subjekti “Malvini” Leja minerare Nr. 1064

energjia.al 17.11.2014