Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konkurrenca autorizon blerjen e Stream Oil

Komisioni i Konkurrencës ka autorizuar përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të plotë nga shoqëria TransAtlantic Petroleum Ltd të shoqërisë Stream Oil & Gas Ltd. Sipas vendimit “përqendrimi realizohet në bazë të “Kontratë Marrëveshjes” e lidhur më datë 2 Shtator 2014, ndërmjet palëve TransAtlantic Petroleum Ltd në cilësinë e blerësit dhe Stream Oil & Gas Ltd në cilësinë e shitësit me objekt transferimin e 100% të aksioneve të zakonshëm të Stream dhe për rrjedhojë të tre zonave të naftës dhe një zonë gazi dhe një liçencë kërkim-zbulimi në Shqipëri”.

TransAtlantic Petroleum Ltd (TransAtlantic), në cilësinë e Blerësit, është një shoqëri ndërkombëtare e cila funksionon në bazë të legjislacionit të British Columbia me seli në adresën: 885Ëest Gerogia Street, kati 19, Vancuver, British Columbia. Shoqëria është themeluar më 1985 dhe është e angazhuar në blerjen, kërkimin, zbulimin, zhvillimin e gazit natyror dhe të naftës. Shoqëria nuk është prezente në Shqipëri.

Stream Oil & Gas Ltd (Stream), në cilësinë e Shitësit, është një shoqëri e cila funkaionon në bazë të legjislacionit të Republikës së Kanadasë. E angazhuar në kërkimin, zbulimin, zhvillimin dhe prodhimin e gazit dhe naftës në tre zona nafte dhe një zonë gazi në Shqipëri. Stream zotëron 100% të kapitalit .

Aktualisht për kërkimin e naftës dhe gazit në Shqipëri, janë të lidhura disa Marrëveshje Hidrokarbure, në bazë të të cilave zhvillojnë aktivitetin e tyre një sërë kompanish.

Për vitin 2013 prodhimi i përgjithshëm i naftës në Shqipëri është 1.1 milionë ton. Kjo sasi përbën një vlerë prej 450 – 500 milion USD5. Nga pikpamja ekonomike, palët besojnë se kjo blerje përbën një transaksion të dobishëm në kuptimin strategjik dhe ekonomik pasi TransAtlantic është financiarisht më e fuqishme se Stream dhe ka eksperiencë më të madhe në zhvillimin e zonave të prodhimit të naftës në krahasim me Stream.

Nga pikpamja e investimeve në tregun shqiptar TransAtlantic dhe Stream besojnë se transaksioni në fjalë do të sjell më shumë investime në Shqipëri dhe gjithashtu ekspertiza e TransAtlantic do të rezultojë në një veprimtari më efiçente në Shqipëri.

Si konkluzion përqëndrimi TransAtlantic vs Stream Oil në formën e ndryshimit të qëndrueshëm nëpërmjet blerjes së 100% të aksioneve të Stream rezulton në kontrollin e Stream dhe për pasojë Stream Albania e cila do të kthehet në një shoqëri degë e zotëruar plotësisht prej TransAtlantic.

Meqënëse pala përfituese e kontrollit, TransAtlantic nuk është prezente në tregun shqiptar dhe përqendrimi i njoftuar shfaqet si zëvendësim pronësie, atëherë për pasojë përqëndrimi i njoftuar nuk do të ketë asnjë efekt në ndryshimin e strukturës së tregut

Sa më sipër, ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese dhe për këto arsye është autorizuar nga Komisioni i Konkurrencës në përputhje me nenin 56/1 të Ligjit nr 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar.

Revista Monitor, 18.11.2014