Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rënia e çmimeve të naftës kërcënon Rusinë

Nëse çmimet e gazit qendrojnë në nivelet që janë aktualisht, ekonomia e Rusisë do të ishte në probleme serioze dhe do të përballet me recesion në vitin e ardhshëm.

Sergei Guriev, ish-këshilltar i qeverisë ruse paralajmëroi se çmimi i naftës qendron pranë 82 dollarëve për fuçi, Rusia, që e bazon parashikimin për ecurinë e ekonomisë në çmimet e naftës, do të ishte në probleme serioze. “Në buxhetin aktual të Rusisë parashikohet në çmim prej 100 dollarë për fuçi për 3 vitet e ardhshme”, deklaroi Guriev. Me një çmim prej 100 dollarë për fuçi, buxheti i Rusisë do të ishte i balancuar gjatë së njëjtës periudhë.

Por në nivelet që po qendron çmimi i naftës do të krijojë probleme për ekonominë ruse, dhe zyrtarët duhet të marrin masa të menjëhershme. Në sesionin e së Martës, nafta Brent e Londrës për Dhjetorin u tregtua poshtë 82 dollarëve për fuçi. Çmimet kanë rënë me rreth 30% që nga Qershori i këtij viti. Nga ana tjetër, pavarësisht rënies së çmimeve, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, nuk ka treguar shenja se mund të ulë prodhimin.

Rënia e çmimeve të naftës ka goditur rëndë ekonominë e Rusisë që pasurinë e saj e mbështet kryesisht tek eksporti i naftës dhe gazit. Në vitin 2013 përshembull, eksportet ruse të energjisë përfaqësuan rreth 2/3 e eksporteve totale, me 372 miliardë dollarë. Rënia e çmimeve të naftës dhe konflikti me Ukrainën, që ka detyruar të vendosin sanksione ndaj Rusisë, kanë goditur ekonominë dhe besimin e investitorëve tek ky vend. Si rezultat, rubla ka rënë me rreth 30% ndaj dollarit amerikan gjatë këtij viti.

Scan TV, 11.11.2014