Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aleancë e re energjitike në Mesdheun Lindor

Greqia, Qiproja dhe Egjipti duan të bashkëpunojnë më ngushtësisht në fushën e energjisë. Me konkertisht bëhet fjalë për rezerva nafte në bregdetin e Qipros…

Në një takim në Kajro Presidentët e Egjiptit dhe Qipros, Abdel Fattah al-Sisi dhe Nikos Anastasiades, ashtu si dhe kryeministri grek Antonis Samaras, nënshkruan të shtunën një marrveshje bashkëpunimi për prodhimin e gazit natyror më Mesdheun Lindor. Mediat greke raportojnë se edhe Izraeli është gait t’i bashkohet kësaj aleance të re të energjisë.

Prej kohesh mendohet se në zonën jugore të Qipros mund të ketë rezerva nafte dhe gazi. Pas kërkimeve në vitin 2011 nga koncerni amerikan Noble Energy, u vendos që nxjerrja e tyre do të nisë në vitin 2018. Por gjendia e vështirë financiare e Qipros e ka detyruar qeverinë e këtij vendi të shpejtojë hapat. Koncesioni i ri do t’i jepet firmave Total (Francë), ENI (Itali) dhe Kogas (Kore e Jugut).

Planet për shrytëzimin e burimeve të reja të energjisë përfshijnë edhe Egjiptin. Sidoqfotë nuk ka ende një strategji përfundimtare se si do të punojnë katër vendet. Drejtuesi i think tankut Greek Energy Forum, Alexandros Lagakos, thotë se një mundësi do të ishte ndërtimi i një terminali të përbashkët të gazit të lëngshëm në brigjet e Qipros ose Izraelit. “Një mundësi tjetër do të ishte edhe përdorimi i terminaleve ekzistuese të Egjiptit”, shton Lagakos.

Mardhënie të vështira mes Qipros dhe Turqisë

Për këtë projekt ka shqetësim për qendrimin që do të mbajë Turqia. Qiproja ka nënshkruar marrveshje bilaterale për zonat ekonomike në det me Izraelin dhe Egjiptin, por mundësia e nënshkrimit të një marrveshjeje me Turqinë duket e pamundur, sepse kjo e fundit nuk e njeh Qipron. Në kundërshtim të kësaj marrveshjeje Turqia ka nisur një anije kërkuese dhe një anije luftarake në këtë zonë të Mesdheut.

Evrypidis Tsakiridis nga Instituti për Mardhëniet Ndërkombëtare në Athinë thotë: “Republika e Qipros përpiqet të ndërtojë sovranitetin e saj, ndërkohë që një vend tjetër përpiqet ta ndalë këtë me mënyra jo ligjore. E vetmja gjë që Turqia duhet të bëjë në këtë kontekst ësthë ndalojë veprimet e saj ilegale.”

Rol kyç për Egjiptin

Egjipti është anëtar i partneritetit të ri në Mesdheun Lindor. Sipas televizionit shtetëror grek Presidenti egjiptian dhe ish shefi i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi në fillim hezitoi t’i bashkohej alenacës por më pas pranoi. Në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrveshjes ai tha se partneriteti i ri është pasojë e interesit të përbashkët dhe nuk duhet të ngatërrohet me zhvillimet e brendshme në vendin e tij.

Deutsche Welle, 11.11.2014