Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minierat e Kosovës, tërheqëse për investime

Një delegacion nga ndërmarrja Trepça dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) vizitoi Republikën e Çekisë dhe prezantoi seminarin kushtuar punës së bërë në sektorin minerar në Kosovë, perspektivën për investime potenciale të huaja dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral publiko-privat në këtë fushë.

Drejtori i përgjithshëm Ahmet Tmava, drejtori e Minierës me flotacion Trepça, Qazim Jashari, Ramiz Krasniqi ud. i kryesuesit të Bordit të KPMM, dhe kryesuesi i departamentit te Gjeologjisë Sali Mulaj, morën pjesë në një seminar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, kushtuar këtij aseti të çmueshëm të Kosovës. Në punimet e seminarit morën pjesë dhe e asistuan edhe personeli i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Pragë, të cilët asistuan në mbarëvajtjen e tij.

Në prani të publikut të zgjedhur çek, përfaqësuesve të dy shteteve, ekspertët kosovarë të fushës së xehetarisë, minierave dhe gjeologjisë, prezantuan asetet e kompleksit industrial “Trepça”, përfaqësues të kompanive shtetërore dhe private.

Pas prezantimeve të tyre, përmes një komunikate për medie njoftohet se anëtarët e delegacionit zhvilluan takime të ndara me palët e interesuara për zhvillimin e veprimtarisë minerare në Kosovë dhe në këtë aspekt zgjuan kërshërinë e ekspertëve çekë dhe gatishmërinë e tyre që të fillojnë bashkëpunimin një punë më sistematike në të mirë të dyanshme. Me këtë rast delegacioni nga “Trepça” dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë.

Telegrafi, 06.11.2014