Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia, kirurgjia që heq kancerin nga energjia

Aksioni i reformave të ndërmarra nga qeveria, sipas analistit Artur Zheji, do të shërbejnë për të hequr “kancerin shumë qelizor” që ndodhet në shoqërinë shqiptare, duke vënë në vend një rend të shkatërruar.

I ftuar në RTV “Ora News”, përballë gazetares Jonida Shehu, ai tha se nisma për energjinë dhe aksione të tjera para saj, shtojnë shpresën te qytetarët se ky vend mund të bëhet.

“Unë si gazetar dhe si qytetar jam mbështetës i gjithë kësaj fushate, që kërkon të vërë në vend një rend të shkatërruar, por jo në mënyrë bombastike, por në mënyrë milimetrike, ditë pas dite dhe orë mbas ore.

Ky oktapod, ose po themi ky “kancer shumë qelizor”, ka zënë poret e shoqërisë tonë dhe i ka bllokuar, i ka asfiksuar ato dhe na ka çuar në bindjen se ky vend nuk bëhet më, kjo është njëra anë. Instrumenti është kirurgjia, dhe kirurgjinë e ka në dorë Policia e Shtetit.

Zëravë kritik se në vend po instalohet “shteti policor” , Zheji iu përgjigjet se demokracia shqiptare është aq e konsoliduar, sa rreziku për të shkuar drejt instalimit të një diktature mbetet periferik.

“Rreziku është, por nuk mendoj se stadi në të cilin është qeveria shqiptare të mundet që këtë shije, që i jep ushtrimi i pushtetit, në këtë masë përmes kirurgjisë ndaj të keqes të mund të shndërrohet në diktaturë. Fatmirësisht demokracia shqiptare është kaq e konsoliduar, saqë ky ves, ose ky risk, të ngelet periferik dhe jo qëndror” – tha Zheji.

Krahasimit të aksionit të energjisë me Lazaratin nuk i ka shpëtuar as Zheji. Por ndryshe nga të tjerët, analisti fokusohet tek rezultati dhe këtu operacioni ndaj drogës mbetet provë gjenerale e uniformave blu.

“Qeveria bëri një provë gjenerale të suksesshme që ishte Lazarati. Rreth Lazaratit është folur, përfolur, ka pasur shumë pseudoaksione flluska, të cilat koha i tregoi që ishin flluska, ishin më tepër fasada.

Ndërkohë që Lazarati u bë një provë gjenerale e madhe e Policisë shqiptare dhe u kuptua një herë e mirë, që Policia aktuale i bindet ministrit Sajmit Tahiri, e cila nuk është një Polici që ka autonominë e vet. Kahu politik është në komandën e Policisë. Kjo është e mirë kur Policia funksionon mirë, kjo është e rrezikshme kur Policia vepron politikisht” –tha Zheji.

Ora News, 29.10.2014