Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lidhje e paligjshme edhe në klubin Vllaznia

Policia e Shkodrës në aksionin e saj kundër prerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike shoqëroi administratorin e klubit të futbollit “Vllaznia”.

Neritan Kalamishi u shoqërua për vjedhje energjie, pasi në fushën e sportit ku bën stërvitjen klubi Vllaznia u gjet një lidhje e paligjshme energjie.

Ky është aksion i OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të evidentuar dhe ndërprerë lidhjet e jashtëligjshme të energjisë. Dënimi maksimal për personat që kanë shfrytëzuar lidhjet e paligjshme është 3 vjet, ndërsa për bashkëpunëtorët, siç mund të jenë elektricistët që bëjnë ndërhyrjen në sistemin e shpërndarjes, dënimi është me 5 vjet burg.

Shqiptarja.com 30.10.2014