Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazi i Detit të Zi vetëm nga Transgaz

Presidenti i Rumanisë Bashesku tha se gazi natyror që do të nxirret nga Deti i Zi do të transportohet vetëm nëpërmjet sistemit të transportit kombëtar (NTS) që operohet nga Transgaz. Presidenti përjashtoi çdo mundësi që gazi rumune do të transportohet përmes tubacionit South Stream, i cili do të kalojë permes territorit bullgar, duke anashkaluar Rumanine.

Deklaratat e fundit nga presidenti afirmojnë qëndrueshmërinë e projekteve të investimeve Transgaz deri në 2019, në lidhje me ndërtimin e korridorit Bullgari-Hungari (tubacion që lidh interkonjeksionet mes Rumani-Hungari dhe Rumani-Bullgari) dhe qe lidh më tej këtë tubacion me bregun e Detit të Zi përmes një tubacioni prej 250 km.

Investimet totale, vlerësohen në mbi 800 milion euro, do të financohen nga një përzierje e fondeve te veta dhe kredive bankare, me mundësinë për të tërhequr gjithashtu grantet e BE-së, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të këtyre interkonjeksioneve për BE-në. Investimet e planifikuara duhet të shtojnë vlerën e kompanisë, duke pasur parasysh normën mjaft bujare të të ardhurave aprovuar nga rregullatori (9.12%) në krahasim me koston e financimit poshtë 4.6%, bazuar në llogaritjen tonë, duke pasur parasysh disa skenarë të përzierjes së financimit. Ne e perceptojmë këtë si një lajm pozitiv dhe presim një efekt të ngjashëm per sa i perket cmimit.

Revista Monitor, 29.10.2014