Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

RAMA, takim me pensionistët për energjinë

Bashkëbisedim me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar:

Mirëserdhët,

Siç jeni njoftuar ky është një bashkëbisedim që zhvillohet në kuadrin e ecurisë së politikes sonë të re lidhur me energjinë, në kuadrin e operacionit masiv që ne kemi nisur për të ndaluar vjedhjen masive të energjisë dhe sigurisht në kuadrin e debatit të hapur lidhur me koston dhe me çmimin e energjisë elektrike.

Jo pa qëllim, ne këtu sot vendosëm që të ftojmë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, pasi në kuptimin e ligjit, por jo thjeshtë të ligjit, por të politikës sonë sociale, ju jeni përfaqësuesit e atyre që quhen shtresat në nevojë. Pikërisht, sepse ka një spekulim shumë të madh lidhur me këtë politikë që ne po ndjekim, në raport me shtresat më në nevojë. Ne duam që ta shfrytëzojmë këtë bashkëbisedim për t’i çelur rrugë të vërtetës dhe tërësisë së fakteve, me të cilat shoqëria jonë duhet të përballet sot, pas kaq shumë vitesh në gjumë. Vënë në gjumë nga politika e papërgjegjshme dhe nga pushteti që ka parë vetëm jetëgjatësinë e vet dhe nuk ka parë të ardhmen e vendit, – në mënyrë që të gjithë sëbashku të kuptojmë se në çfarë situate jemi, çfarë na duhet të bëjmë për ta përballur këtë situatë dhe çfarë përfitimesh kemi duke e përballur këtë situatë dhe jo duke vazhduar të bëjmë sikur kjo situatë nuk ekziston.

Pa dashur të zgjatem, këtu sot kam ftuar disa nga ministrat që janë pjesë e skuadrës drejtuese të këtij procesi reforme dhe operacioni në terren. Po ashtu kam ftuar edhe drejtorin e kompanisë dhe mund të shfrytëzojmë edhe praninë e tyre për çështje specifike apo elemente që kanë më interes ndoshta nga ana juaj dhe që janë në interes të publikut, të natyrës më teknike.

Siç e dini nga ftesa ky është një bashkëbisedim i hapur për të adresuar problematikën që sot vendi ka lidhur me energjinë.

Kështu që fjalën e keni ju për të bërë pyetje.

-Unë jam një pensionist. Siç jemi të gjithë në dijeni ka nisur operacioni pa afat për prerjen e lidhjeve të paligjshme edhe vjedhjes të energjisë. Ne jemi plotësisht dakord me këtë operacion që do të bëhet në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ka njerëz që i përkasin shtresave në nevojë, që duan ta likuidojnë energjinë, por nuk kanë mundësi. Të tjerë që kanë një biznes, kanë dhe mundësi, por vjedhin. Si do të bëhet me këto shtresa në nevojë? A do të përkrahen dhe ndihmohen nga shteti?

Faleminderit për pyetjen e drejtpërdrejtë! Në fakt është një pyetje që më ndihmon të adresoj në mënyrë të drejtpërdrejtë një volum të konsiderueshëm ankesash apo kritikash, që në përgjithësi besoj se vijnë nga njëra anë, nga një kulturë tërësisht e papranueshme për një vend normal, për një vend jo thjesht europian, por për një vend ku secili merr përgjegjësinë e vet dhe ku asnjë lloj vjedhje nuk mund të justifikohet. E nga ana tjetër edhe nga mungesa e informacionit apo disinformacioni lidhur me çfarë ne duam të bëjmë dhe kush do të duhet të paguajë.

Së pari, dua të them që arsyeja pse Shqipëria është sot në këto kushte, nuk janë as pensionistët, as personat me aftësi të kufizuar. Sepse nuk janë as pensionistët dhe as personat me aftësi të kufizuar hajdutët e energjisë elektrike që e kanë sjellë deri këtu këtë situatë, sigurisht duke përfituar nga verbëria e politikbërësve dhe e politikanëve që kanë pasur detyrimin ta qeverisin këtë vend me përgjegjësi kombëtare dhe me vërtetësi në raport me problemet, apo ta administrojnë këtë sektor duke mos lejuar që sëmundja, që është një është një sëmundje e trashëguar, të përhapet deri në kërcënim për të asfiksuar gjithë organizmin tonë social.

Thënë kjo, ka pasur në vazhdimësi një pretendim që medemek shtresat në nevojë kanë qenë të mbrojtura dhe mjetet mbrojtëse mund të jenë përcaktuar në buxhet, në letër, por rreth 4 herë rresht në këto 20 vite kanë dështuar, sepse kanë qenë të lidhura me një sërë hallkash të pamundura për t’u kapërcyer njëra pas tjetrës nga njerëzit që janë vënë përpara detyrimit për të paguar çfarë nuk kanë paguar dot dhe nga ana tjetër e kanë pasur të pamundur që të rimbursohen për atë që duhet të paguanin. Ne kemi një problem të trashëguar ndër të tjera që lidhet me ju, me njerëzit në nevojë, që është fasha e famshme e 300 kilovatëve, ju e dini përmendësh, e cila është vendosur aty për t’ju mbrojtur ju, por në fakt është kthyer në mburojë e atyre që e vjedhin energjinë elektrike dhe që fshihen pas kësaj fashe, duke bërë gjithfarëlloj manipulimesh. Ne jemi të vendosur ta heqim fashën, sepse kemi pasur dy alternativa; Të rrisim çmimin ose të heqim fashën. Të rrisim çmimin në mënyrë uniforme për të gjithë, ose të heqim fashën. Alternativa e parë për ne ka qenë e padëshiruar, sepse ishte një alternativë shumë e dhimbshme, por jo domosdoshmërisht një alternativë e suksesshme. Alternativa e dytë është një alternativë e dëshiruar për ne, sepse i jep fund një farse të gjatë që është luajtur me idenë “pas meje le të bëhet qameti”. Pra, unë të siguroj qëndrimin tim në pushtet; të ha e të pi, në kuptimin figurativ, në kurriz të familjes time; ta zhys familjen në borxhe, pa e vënë në dijeni që, shiko se ne po zhytemi në një borxh që një ditë mund të na bëhet lak në fyt dhe mund të na mbysë; të mbretëroj në këtë lloj bataku dhe pastaj, të tjerët që vijnë mbrapa, fëmijët kur të rriten le ta mendojnë vetë se cfarë do bëjnë. Faktikisht, 300 kilovat-shi u vu pikërisht si pjesë e kësaj farse, që nuk funksionon dot më. Ne jemi të detyruar që të përballemi me problemin. Por nga ana tjetër, ne jemi të detyruar që nga eksperienca e viteve të shkuara të mos përsërisim fajin ndaj jush dhe ndaj gjithë njerëzve në nevojë duke i thënë ‘Shiko, ne do t’ju mbrojmë juve dhe paratë janë aty, ju do të rimbursoheni’. Duke ju lënë praktikisht në rrugë, sepse faktikisht po të shikosh edhe shpenzimet e buxheteve, këto para asnjëherë nuk janë shpenzuar. Jo! Ne po përgatitemi që të rrisim pensionet e gjithë pensionistëve kryefamiljarë, që konsiderohen shtresa më e dobët dhe më e prekshme menjëherë nga heqja e fashës dhe të rrisim pagën e ndihmës ekonomike për të gjithë personat dhe familjet që jetojnë në ndihmë ekonomike dhe të rrisim pagën e mbështetjes që marrin të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Që do të thotë që, çdonjëri prej pjesëtarëve të rreth 200 mijë familjeve, flasim për 200 mijë dhe këtë shifër ta dëgjojnë mirë të gjitha ata që janë rehat, ose ata që mund të mos jenë rehat, por që i japin vetes komoditetin që të bëjnë kritika në hava apo të bëjnë komente në hava, sepse është një shifër që tregon shumë qartë që kjo politikë e re, kjo reformë, ky operacion, këto masa nuk janë në kurriz të fukarenjve. Nuk janë në kurriz të më të dobëtëve. Kjo është shumë e rëndësishme. Ka shumë spekulim dhe ka shumë abuzim me operacionin që ka filluar. Jam i mahnitur nga sa shumë njerëz dhe lavdi Zotit nuk janë shumica e popullit, por janë shumë njerëz, kërkojnë të justifikojnë vjedhjen e energjisë elektrike, si një gjë që justifikohet me varfërinë, si një gjë që justifikohet me pamundësinë. Është e pajustifikueshme. Askush, asnjë i varfër në këtë vend nuk shkon në dyqanin e bukës, të marrë bukën dhe të ikë dhe të thotë nuk paguaj se unë jam i varfër. Askush nuk shkon në dyqan të marrë shishen e ujit dhe të thotë po iki se unë nuk rri dot pa ujë, se mund të vdes dhe nuk paguaj se jam i varfër. Për të mos folur për gjëra të tjera. Askush nga ju dhe asnjë pensionist nuk e çon nëpër mend që të manipulojë sahatin, të bëjë tre palë lidhje apo të që mos paguajë energjinë elektrike. Po të shikojmë nga na vijnë humbjet, nënkuptoj vjedhjet, nuk na vijnë nga pensionistët kryefamiljarë. Janë pagatorët më të rregullt të energjisë elektrike. Nuk na vijnë as nga personat me aftësi të kufizuar. Na vijnë nga bizneset dhe na vijnë nga shumë të kamur që fshihen pas fashës së energjisë, në radhë të parë. Kështu që, përgjigja është e qartë dhe shumë shpejt do të jetë fakt konkret në xhepat tuaj. Pensioni i të gjithë pensionistëve kryefamiljarë, të kuptohemi qartë, jo i pensionistëve që jetojnë me të tjerë, dhe paga për ata që marrin ndihmë ekonomike dhe për ata që janë persona me aftësi të kufizuar, do të rritet. Do të rritet në atë masë që asnjëri nuk do të ndjejë, absolutisht, se është hequr fasha. Asnjëri nuk do të duhet të kursejë nga buka e gojës për të paguar energjinë elektrike. Kjo është gjëja e parë që dua ta nënvizoj me forcë. Pra, nuk do të jetë një reformë që prek mbijetesën. Do të jetë një reformë që do të garantojë mbarëvajtjen e jetës ekonomike dhe sociale të vendit në vitet në vijim. Do të garantojë që më në fund ky vend të lajë njollën e madhe të turpit si i vetmi vend në Europë që jeton duke vjedhur energjinë elektrike dhe duke i hapur vetes gropën dhe duke i lejuar vetes luksin që në vend se të ndërtojë 150 shkolla të reja në vit, i hedh paratë në gropë. I vetëvjedh, i’a vjedh vetes, dhe me radhë e me radhë shumë krahasime të tjera që mund të bëjmë, që tregojnë se çfarë katastrofe është kjo që është ngritur me duart e politikanëve dhe e pushteteve që për vite të tëra kanë preferuar ta mbajnë popullin në një gjumë tamam si gjumi i piramidave, duke ia lënë atij të radhës që të përballet po qe se bie piramida. Jemi ekzaktësisht në këto kushte! Duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Kushdo duhet të kuptojë që na duhet një periudhë e shkurtër 3-vjecare për t’u përballur fort me këtë fenomen, në mënyrë që të mund, pastaj, të marrim frymë lirisht dhe të mos ia lëmë trashëgim të tjerëve që vijnë pas nesh si qeveri apo të tjerëve që vijnë pas nesh në familje.

-Përshëndetje. Unë vij nga personat me aftësi të kufizuar. Të gjithë janë koshientë se problemi i energjisë elektrike nuk është një problem akut, por i mbartur siç dihet 20 vite rresht. Duke ndjekur lajmet e duke parë biznesmenë abuzojnë me energjinë elektrike dhe normalisht do përfundojnë në burg e kjo është mëse e vërtetë, unë doja të dija nëse një paraplegjik që nuk ka mundësi ta paguajë energjinë elektrike, do të përfundojë edhe ai në burg si të tjerët? Sepse unë mbështes 6800 paraplegjikët në gjithë Shqipërinë dhe jam e detyruar të bëj një pyetje të tillë. Së dyti, të më falin të gjithë shtresat në nevojë, të gjithë pensionistët, unë jam e bindur se të gjithë kanë nevojë për t’u stimuluar për energjinë elektrike, por pyetja ime është specifike; A do të ketë subvencionim të veçantë për para dhe tetraplegjikët për energjinë, pasi për hir të së vërtetës, ata e kanë të domosdoshme, në radhë të parë, ujin e ngrohtë për higjienën personale dhe së dyti, nervat tona e kanë të detyrueshme ngrohjen, pasi këmbët tona rrinë akull. E kemi pasur një subvencioni në të kaluarën, por që u përmbys për shkak të sistemit. Dua nga ju si Kryeministër të marr një premtim që unë t’ju them paraplegjikëve, pasi është problem akut për ta, a do të ketë një subvencionim të veçantë vetëm për personat me karrige me rrota? Për hir të së vërtetës kemi shumë persona me aftësi të kufizuar, janë edhe të verbrit prezent, por ata janë në lëvizje, nuk kanë atë pasojë që kemi ne. Dua që qeveria juaj të ketë një kujdes të veçantë për paraplegjikët. Më falni se u zgjata, por jam e detyruar.

Bëtë shumë mirë që morët kohën që ju duhej, sepse s’keni faj që shihni lajme, s’keni faj që ngarkoheni dhe me shumë lajme që janë gjysmë të vërteta, apo me shumë informacione që janë të pavërteta.

Së pari, besoj e keni vërë re që në këto dy ditë të operacionit tonë, bashkë me kompaninë, nuk kanë vajtur në derën e paraplegjikëve, as në derën e pensionistëve, madje as në derën e konsumatorëve familjarë, por kanë vajtur në derën e bizneseve. Nuk janë arrestuar fukarenj, por janë arrestuar njerëz që kanë njësi tregtare dhe që paguajnë sikur i kanë apartamente familjare. Janë arrestuar punonjës të kompanisë që në fakt kanë përgjegjësinë më të madhe, pasi në shpërdorim të plotë të detyrës, në vend se të garantojnë që kompania merr atë që shet, manipulojnë sahatet, bëjnë lidhje të dyta e të treta në këmbim të parave, të ryshfetit. Kjo është shënjestra jonë e parë.

Nëse shohim hartën e vjedhjes, është një turp i madh për gjithë ne. Gropat më të mëdha janë në zonën Tiranë-Durrës, janë në zonën e Fierit, janë në zonën e Shkodrës, ku praktikisht është edhe një intensitet më i madh i jetës ekonomike dhe ku praktikisht, pjesën më të madhe të gjëmës e bëjnë ata që kanë dhe jo ata që s’kanë. Nuk i vjen shtetit, dëmi dhe nuk jemi përpara kërcënimit të kolapsit, pas kaq shumë vitesh gallatë me dinjitetin tonë shtetëror dhe me dinjitetin tonë shoqëror, për shkak se një familje e varfër ndez llambën, apo për shkak se një familje e varfër ndez televizorin. Nuk është këtu, sot, “thembra e Akilit” të sistemit.

Nga ana tjetër, po jua përsëris, ne nuk mund ta amnistojmë vjedhjen e energjisë elektrike për asnjë arsye dhe për askënd. Askush nuk mund të vjedhë energjinë elektrike dhe ashtu sikundër, askush, qoftë i pasur, qoftë i varfër, qoftë me të gjitha mundësitë, qoftë me aftësi të kufizuara nuk e parafytyron si mund të shkojë të vjedhë përditë bukën, të vjedhë përditë ujin, të vjedhë përditë cigaren, të vjedhë përditë çfarë i duhet. Nuk mund të vidhet energjia elektrike. Energjia elektrike është e domosdoshme, por të mos harrojmë dhe një gjë tjetër. Jemi vendi që e vjedhim dhe jemi vendi që nuk e kursejmë, sepse e vjedhim. Jemi vendi që shumëkush që nuk paguan i jep vetes luksin që të ndriçojë gjithë oborrin e magazinës, gjithë oborrin e ndërmarrjes, gjithë oborrin e shtëpisë, ditë-natë, sepse nuk e paguan. Ndërkohë që në vendin më të pasur të Europës, në Gjermani, njerëzit, pavarësisht se nëse janë më të pasur, apo janë më të varfër, as nuk mund ta përfytyrojnë që të ikin dhe ta lënë dritën ndezur mbrapa.

rama takim me pensionistet per cmimin e energjise3Sidoqoftë, e përsëris, nuk do të subvencionojnë, apo rimbursojmë, apo të bëjmë të njëjtën gjë që është bërë më përpara, duke në fakt i lënë duar thatë dhe me xhepa bosh, ata për të cilët medemek është përcaktuar masa e subvencionit apo rimbursimit, sepse mekanizmat kanë qenë të komplikuar dhe të pamundur. Ne do të rrisim pensionet për pensionistët kryefamiljarë, e përsëris, jo për të gjithë pensionistët, por për pensionistët kryefamiljarë. Do të rrisim ndihmën ekonomike dhe pagën tuaj që ju merrni në mbështetje si persona të aftësisë së kufizuar, në mënyrë që askush të mos ketë asnjë problem për ta paguar energjinë elektrike. Askush të mos thotë, shiko unë e di që më rimbursohen këto, por unë nuk i kam që t’i paguaj, nëse më hoqët fashën 300 dhe duhet të paguaj 3 apo 4 mijë lekë të vjetra më shumë, po s’i kam, – po themi, – e kuptoj që po më rimburson, por s’i kam. Kjo lojë është bërë gjithmonë. Ne nuk bëjmë gabimet apo fajet e së shkuarës. Ne mund të bëjmë gabime se të gjithë gabojnë, por do të bëjmë gabime të reja, jo gabime të vjetra.

Jemi duke e finalizuar për herë të parë në 20 e kusur vjet dhe projektbuxheti i qeverisë do të shkojë në Parlament në afatin kushtetues. Gjithmonë ka shkuar në fund të nëntorit e në mes të dhjetorit, ndërsa tani do të shkojë ditën e hënë, kur skadon afati kushtetues. Jo thjesht se ne duam ta respektojmë këtë afat, që nuk është respektuar kurrë, por sepse duam t’i japim kohë vetes dhe të tjerëve, për të bërë një diskutim të gjerë dhe të thellë lidhur me arsyet që kanë gjithë zgjedhjet që ne kemi bërë. E ne do ta kemi të përcaktuar në buxhet si rritje pensionesh dhe si rritje të ndihmës ekonomike dhe si rritje të pagës për personat e aftësisë së kufizuar, masën që heqja e fashës të mos ketë asnjë efekt. Bëhet fjalë për 200 mijë, afërsisht, – jemi duke bërë kalkulimet fundit, se e dini që e kemi marrë shtetin, pa defterë, – për rreth 200 mijë familje, në total.

– E kam besimin 100% se nuk do të tërhiqesh nga kjo punë. Dua të kërkoj nga Ministri i Energjetikës që të shikojë më mirë faturistët se ata bëjnë namin e zi atje, duke thënë se e kemi futur në kompjuter dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. E dyta, unë jam një pensionist që kam paguar, por në një a dy raste jam ngatërruar me gruan për këtë punën e dritave se më le dritën ndezur dhe unë i them “pse e lë ndezur”? Ajo më thotë “dil e shiko në dritare 20 drita ai atje dhe ti një dritë nuk më lë mua”. Po unë i paguaj. Prandaj duhet të paguhet dhe të kursehet njëkohësisht. Kisha dhe një pyetje për këtë ministrin e brendshëm. Sot i kishin zënë prapë trotuaret duke shitur.

Kjo e trotuareve është një histori tjetër, sepse na ra barra që të ndërhymë të mbingarkuar nga shumë ankesa të qytetarëve në Tiranë, për shkak se u bë shesh për të bërë përshesh çdo hapësirë. E përsëri unë nuk kam parë ndonjë pensionist as ndonjë person me aftësi të kufizuar, as ndonjë person me ndihmë ekonomikë, që të zaptojë oborrin e lagjes. Përkundrazi, të parët që tkurren e tkurren e ju merret fryma, janë ata më të varfrit, ndërkohë që ata që flasin e flasin e flasin edhe nga kafenetë, -tani i kanë rrjetet sociale në telefon, – i kam dhe unë, se shpeshherë thonë; po ky çfarë bën rri në Twitter e në FB. Në fakt nuk rri unë në Twitter e FB, rri Twitter-i e FB me mua në xhep edhe unë e kam punë sekondash atë punë. Por flasin e flasin çfarë po i ndodh këtij vendi, çfarë po i ndodh fukarait. Në fakt ajo që po ndodh në këtë vend është për të vendosur barazinë në trajtim për ata që janë mësuar t’i thonë vetes “ne jemi të fortët e lagjes” dhe atyre që janë “fukarenj”. E jo thjesht janë fukarenj se janë të varfër, por se nuk mund të ngrenë dot as zërin kur shkon tjetri dhe i rras mbi penxhere qebaptoren dhe tymin ia nxjerr tek dhoma e gjumit. E pretendon se po bën biznes. Por çfarë biznesi është ky?! Ne jemi në mes të Europës. Ne nuk mund ta pranojmë që të rrethohemi nga gjithfarëlloj shëmtish dhe nga gjithfarëlloj strukturash pa asnjë lloj higjienë, që janë të gjitha të ngritura jo në të drejtë të Zotit apo në të drejtë të ligjit, por në kurrizin e atyre që respektojnë ligjin. Sikundër, fakti është se ata që paguajnë energjinë elektrike, paguajnë edhe për ata që s’paguajnë. E unë habitem se si ka mundësi që një njeri që paguan energjinë elektrike të thotë “ç‘është ky operacion?”.

Ky operacion është për ty. Që ti të mos paguash për ata që s’paguajnë.

Kjo është arsyeja pse ne nuk ke mi pranuar që të rrisim çmimin, një nga arsyet. Sepse rritja e çmimit për të gjithë njësoj, uniformë do të thoshte prapë se kush paguan, do të paguajë edhe më shumë dhe të shohim pastaj se çfarë do të bëhet me këta të tjerët. Jo, nuk ka “të shohim” do të shkojmë me të gjitha paralelisht. Se na akuzojnë se e kemi marrë me vrull. Por si ta marrim? Ta marrim me avash avash. Unë i kisha të gjitha flokët në dispozicion kur dolëm e thamë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Tani i numëroj, por “Shqipëria si gjithë Europa” është akoma larg. Kjo, jo se s’kemi mundësi apo nuk i kemi pasur mundësitë.

Jemi vendi i dytë më i pasur në Europë për burimet e energjisë ujore, për ujë dhe për burime energjie ujore. I dyti pas Norvegjisë. Shikojeni Norvegjinë ku është, është superfuqi botërore sot, vetëm sepse i ka këto potenciale të mëdha energjetike. Po ne pse s’jemi të dytët edhe nga përfitimi, por jemi të parët në të kundërt e që na është kthyer kjo puna e energjisë sikur është hall i madh, që kemi kaq shumë burime, sepse për fat të keq nuk jemi udhëhequr asnjëherë në rrugën e drejtë që do të na nxirrte sigurisht me të gjitha sakrificat e nevojshme, por ama me sakrificat e të gjithëve bashkë, jo me sakrificat e disave vetëm, aty ku duhet të ishim sot. Por jemi udhëhequr mbrapsht, duke na thënë, jemi të dytët pas Gjermanisë, se Norvegjinë nuk e llogarisnin fare mesa kuptoj.

Qëllimi ynë është ky, që sot kemi trashëguar një situatë që është një agoni e plotë dhe që na bën të humbasim çdo vit 150 shkolla të reja, humbasim çdo vit, aq sa paguajmë çdo vit për të gjithë ndihmën sociale. Pra, humbasim një buxhet të barabartë me buxhetin që shpenzojmë për të gjithë personat me aftësi të kufizuar dhe për të gjithë personat me ndihmë ekonomike. Humbasim çdo vit, e dini çfarë? Aq sa marrim çdo vit nga të gjithë kompanitë si tatim fitimi. Pra, sikur të kishim dyfishin e kompanive në Shqipëri, humbasim. E lëmë që të vidhet dhe bëjmë sikur kjo nuk ekziston. Njësoj si me piramidat. Humbasim çdo vit 100 kilometra rrugë, rrugë të standardeve europiane, jo si rrugët pa rrugë që kemi trashëguar dhe nuk dimë nga t’i kapim. Kemi 6 muaj që rrotullohemi që më në fund ta bëjmë rrugë europiane, rrugën e Elbasanit që medemek ishte e kryme. Ka 6 muaj që mundohemi ta bëjmë rrugë europiane, rrugën buzë liqenit të Pogradecit, që medemek ishte e kryme, et, etj. E pra, të gjitha këto pse na ndodhin? Sepse ne e pranojmë që çdo vit ia heqim vetes. Ndërkohë që ne duam që në 4 vjet, jo të kemi humbje më, por të kemi fitim.

Drejtori i madh i kompanisë shtetërore të Norvegjisë ishte këtu para pak ditësh dhe e di se çfarë më tha? Gjyshërit tanë tha, iknin nga Norvegjia sepse në Norvegji vdisnin për bukë dhe sot tha Norvegjia është një vend nga më të begatët në botë, sepse kemi ditur se çfarë të bëjmë me burimet tona energjetike.

Kjo është një pasuri që na e ka dhënë Zoti dhe që robi na e ka thyer në një problem shumë të madh që po na mbyt. Prandaj ne nuk kemi kthim mbrapa. Ne jemi votuar për të ndërtuar një shtet i cili është shtet.

Shikoj disa që thonë që ne s’e dinim kështu. Sigurisht që mund të mos ta kenë ditur kështu. Por, nga ana tjetër, unë nuk jam bërë Kryeministër që të bëj sikur dhe as që të rri me çdo kusht këtu ku jam, pas 4 vjetësh, duke ju ngarkuar juve borxhe që nuk jua them, siç bënë ata që ishin përpara, që të mos them “ai”, se shyqyr që po e harroni, por siç bënë ata që ishin përpara. Sepse as kam pasur ndonjëherë qejf bixhozin dhe as kam qenë ndonjëherë komunist. Duhet një nga këto të dyja që të kesh aftësinë që t’i mashtrosh njerëzit dhe më e keqja fare pastaj, duhet të jesh antikomunist ish komunist që të jesh në gjendje t’i thuash njerëzve kjo është parajsë dhe ndërkohë, nga poshtë t’ia kesh futur gjithë fitilat, që kur të bjerë flaka ta marrë gjithë shtëpinë me vete. Jo! Unë di këtë; Ne po bëjmë gjërat e duhura. Gjërat e duhura në një vend që është mësuar me rrumpallë kanë dhimbjen e tyre. Por nuk është një dhimbje e papërballueshme dhe nuk është një dhimbje që të shtrin në krevat. Është një dhimbje që të ngre nga krevati. Është terapi. S’ka mundësi, ke një njeri me kancer shtrirë, t’i thuash ti je i dyti, mbas atij që theu rekordin, prandaj mos u mërzit rri aty dhe bëj sikur, derisa ta lësh që të vdesë. Që ta çosh në këmbë duhet të bësh një terapi që është e dhimbshme.

Ky është vizioni që unë kam. Kjo është detyra që unë mendoj që kam dhe që kemi ne që jemi këtu, si drejtues, ndaj atyre që na kanë votuar. Pastaj, në fund, koha do të tregojë nëse gjërat do të vlerësohen, apo nuk do të vlerësohen. Por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që kjo që bëjmë sot, ne, është themel për ata që vijnë mbrapa. Është gur themeli. Jo ta lëmë shtëpinë pa themele dhe të rrimë të shohim kë do zërë brenda. Kush del i fundit, kur të bjerë shtëpia. Se kjo shtëpi bie. Në qoftë se ne do pranojmë të vazhdojmë me vjedhjen e energjisë elektrike, kjo shtëpi bie.

Ne nuk mund të bëjmë sikur, të themi kjo shtëpi ndoshta nuk bie pas 4 vjetësh, kështu që le ta shtyjmë katër vjet, të marrim vota dhe pastaj, katërvjetëshin tjetër shohim e bëjmë, po kush e di dhe s’bie. Se me këtë logjikë u nisën edhe ata që bënë piramidat. Që thoshin paratë tuaja janë të pastra, paratë e tyre janë të pastra, pastronin njëri-tjetrin dhe në fund s’dihej më, se kush ngeli i pa bërë pis.

rama takim me pensionistet per cmimin e energjise2-Ne jemi shumë të gëzuar, në kuptimin figurativ, që u mor Qeveria me hajdutët, sepse na kanë shqetësuar gjithë jetën, edhe tani, sa i përket dritave. Meqenëse kemi edhe ministrat dhe Drejtorin e KESH-it, në Njësinë Bashkiake nr.4 në Allias, kemi mjaft pallate që i kanë shkallët pa drita dhe aty vihen 30 kilovat secili. Ato kilovatë shkojnë nëpër shtëpitë, se kanë bërë lidhje, se KESH nuk ka si t’i vjedhë direkt. Ne kemi paguar 5 kilovatë dikur dhe tani paguajmë 30 kilovatë dhe nuk kemi drita në shkallë. Lexuesit duhet të vihen para përgjegjësisë.

E dyta, që doja të sugjeroja janë shtëpitë private, të cilat kanë qenë të palegalizuara. Ato nuk paguajnë as edhe një herë, që kur ka ardhur demokracia e deri më sot. Janë 20-30 shtëpi që nuk paguajnë ndonjëherë dhe askush nuk u thotë gjë. Për këtë mendoj se është një sugjerim jo vetëm për njësinë tonë, por edhe për njësitë e tjera. Ka edhe biznese dhe jam shumë dakord, sepse ata që kanë lekë më shumë, janë më keq. Keni bërë shumë mirë dhe fakti tregoi se fjala juaj ishte shumë e drejtë, se 21 vetë u arrestuan dje. Bravo me Lazaratin, bravo me Dukagjinin dhe do i themi bravo edhe me KESH-in.

E para, sigurisht që problemi është kompleks, nuk është thjesht kaq. Sepse nuk është se ne kemi një sistem të ngritur furnizimi, shpërndarjeje, matjeje, leximi dhe këtu tani, njerëzit vjedhin. Ne kemi një lesh dhe li që e kemi bërë 20 vjet, lesh dhe li e përzi e s’ka më zi.

Sot, në Shqipëri, aktualisht mungojnë fare rreth 15 mijë sahate në 150 vende ku duhet të jenë. Mungojnë fare. Sot, në Shqipëri, një pjesë tjetër e tyre që janë, janë të dëmtuar, janë të manipuluar etj .etj.. Sot, në Shqipëri kemi një sistem të shpërndarjes të energjisë, prandaj diku shkon më lart, diku shkon më ulët, diku bie, diku ngrihet, nuk është investuar vite të tëra. Unë e kuptoj shumë mirë që ka njerëz që s’kanë durim dhe në fakt nuk kanë faj. Kanë 20 vjet që presin. Po kush më shumë se unë do të donte që kjo gjë, sa hap e mbyll sytë të bëhej. Por nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë.

Këto janë investime, janë punime, por ama, një gjë duhet ta dini të gjithë; Falë këtij angazhimi dhe falë faktit që ne kemi vendosur t’i biem drejtë, që ne kemi vendosur të flasim drejtë dhe që ne kemi vendosur që t’i zgjojmë nga gjumi që të gjithë ata që mendonin se ky gjumë mund të vazhdonte edhe duke i shqetësuar një pjesë, – kuptohet, kur të zgjojnë nga gjumi papritur edhe shqetësohesh, – ne, ditën e hënë, do të firmosim për të marrë 150 milionë dollarët e parë, mbështetje financiare, që të investojmë në sistem.

Nuk i jepnin përpara institucionet këto para. Kujt t’ia jepnin?! Pse t’ia jepnin?! Për të bërë çfarë?! Për të hedhur para në gropë?! Sigurisht që, as kjo nuk e zgjidh gjithë problemin.

Ne jemi duke punuar për të filluar të bëjmë një kapërcim të madh, të kalojmë nga ky sistem i matjes dhe i leximit në një sistem matje dhe leximi që falë teknologjisë e bën faturistin shumë më të parëndësishëm dhe të panevojshëm, dhe bën leximin në mënyrë kompjuterike. Nuk është se do e shpikim ne, për fat të mirë, bota i ka shpikur këto gjëra. Pra, të kalojmë në një sistem të avancuar teknologjik.

Ka pasur këtu histori suksesi. Zëvendëskryeministri ka qenë kryetar i Bashkisë së Korçës dhe ka krijuar një model në Korçë të matjes inteligjente të ujit. E dini se çfarë ndodh në Korçë? Korça, sot, është vendi që mbledh më shumë para nga qytetarët për ujin e pijshëm, duke i dhënë qytetarëve një shërbim 24 orë, duke ua matur secilit çdo pikë uji dhe është vendi ku qytetarët, shpeshherë, paguajnë më pak sesa ç’kanë paguar më përpara. Sepse nga njëra anë, janë të vetëdijshëm se çdo pikë ujë matet dhe e kursejnë, përdorin aq sa u duhet, nuk vadisin lulet me ujë të pijshëm dhe nga ana tjetër, qytetarët nuk vuajnë faturën afrofe.

Fatura afrofe është një nga gjërat më të shëmtuara dhe më të padrejta që mund të ketë. Por ka një mundësi tjetër sot, në një pjesë të rasteve kur s’kemi asnjë mundësi tjetër? Atëherë, ata që e lanë faturën afrofe të bëhej sistem dhe që u fshehën pas afrofesë për të mos bërë reforma, për të mos e parë problemin si duhet, për të mos trazuar njeri, medemek, por duke i lënë të gjithë në batak, nuk kanë gojë tani të flasin tani e të thonë ç’është kjo faturë afrofe, atje ku s’ka mundësi tjetër. Se nuk lanë një sistem mbrapa që të mateshin gjerat si duhet. Por ndërkohë, ne mundet kurrë tani të rrimë rehat se kemi afrofenë.

Ne duam që afrofenë ta zhdukim një orë e më parë, por që ta zhdukim duhet të investojmë në sistem. Tani, duhet të investojmë në sistem. Duhet të investojmë për rrugët, duhet të investojmë për shkollat, duhet të investojmë për spitalet, duhet të investojmë për shërbimet, duhet të investojmë për shumëçka tjetër. Me se?! Me se, se shteti nuk është një babagjysh i Vitit të Ri që ka thesin plot dhe gjatë kohës që populli fle gjumë te pema e oborrit, lë aty gjithë dhuratat. Shteti jemi ne. Shteti është shuma e kontributeve tona. Pikërisht, sepse na duhen gjithë këto investime, duhet të nxitojmë shumë shpejt që këto para t’i nxjerrim nga gropa, të mos i lëmë më të bien në gropë dhe t’i përdorim për të investuar.

Lexoj shumë këto ditë, për të kuptuar gjithçka, po them, aq sa mund të kuptohet nga njerëzit që bëjnë komente. Shoh emigrantë, përgjithësisht të rinj, që mundohen të justifikojnë vjedhjen ose ata që thonë “prit se po i bën gjërat shpejt”, ose “prit se s’mban kjo punë”, ose “prit se ligji të vihet, por jo kaq shpejt”. Por çdo me thënë kjo, ligji të vihet por jo kaq shpejt?! Më e bukura është që, të gjithë ata që janë në emigracion, kur kanë shkuar në emigracion, nuk kanë vajtur, se nuk shkojnë dot, te dera e Ministrit t’i thonë; “dua punë dhe dua drejtor”, “dua shef”, “dua faturist”. Jo! S’i shkon mendja fare. Shkojnë te privati dhe punësohen tek privati. Ndërkohë që ne hasim të reja dhe të rinj që thonë “Pse punë është fasoni?!”. Ose thonë “Pse çfarë janë këto, vende pune janë këto?” Pse çfarë janë këto?! Ose të tjerë që thonë “Jo mo, çfarë privati, ne duam shtet”. Ose një arsyetim i gjerë “Hapni njëherë vende pune, pastaj kërkoni që ne të zbatojmë ligjin”. Po si bëhet kjo?!

Sot, ne kemi marrë një lajm fantastik që Shqipëria ka kapërcyer 40 vende. Unë nuk hyj tek ajo shkollë politike që thotë “gëzohuni se po arrijmë Gjermaninë”. Por një gjë është e rëndësishme; Ka kapërcyer 40 vende në klasifikimin e Bankës Botërore, si vend ku biznesi mund të bëhet më lehtë.

rama takim me pensionistet per cmimin e energjise1Është lajm i mirë, pse? Sepse na krijon kushte që të kemi më shumë sipërmarrje, të kemi më shumë punësim, të kemi më shumë vetëpunësim. Ne, ato që i numërojmë si kontribute të shtuara për buxhetin nga taksat e njerëzve që hyjnë në punë, i quajmë vende pune. Të gjithë ata njerëz të punësuar dhe ka jo pak, por që rezultojnë në librat e shtetit, të llogarive, si taksapagues të rinj deri përpara dy muajsh ishin 32 mijë e gjashtëqind e ca. Ishin punëmarrës të rinj. Ndaj, tek çështja e energjisë lidhen shumë gjëra që përcaktojnë të ardhmen tonë. Jo të ardhmen pas 100 vjetësh, as të ardhmen pas 50 vjetësh, përcaktojnë të ardhmen tonë pas 4-5 vjetësh; Ose në kolaps total, që atëherë të shihni afrofenë dhe atëherë të shihni sa vjen afrofeja, ose fund kësaj epoke.

Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, ne do t’i themi fund kësaj epoke. Rruga e të bërit sikur është mbyllur në 23 qershor. Rruga e të mbajturit të njerëzve me gajret, e me ajër e me propagandë është mbyllur në 23 qershor. Rruga e vënies në gjumë të një populli të tërë që, fli i qetë se Lala Gjoni nuk i lë fuqitë armike të bëjnë të paguash energji, kjo ka mbaruar bashkë me Lala Gjonin.

-Unë jam Dhurata, një e papunë, kisha një pyetje. Përse në Shqipëri diskutohet çdo vit, çmimi i ri i energjisë elektrike. Ndërkohë, mesa di unë, nuk kam dëgjuar që jashtë bëhet kjo gjë?

Faleminderit për pyetjen.

Për të njëjtën arsye që ne nuk kemi pranuar të rrisim çmimin e energjisë elektrike, me këtë reformë. E njëjta arsye. Sepse gjithmonë është lënë situata që të vijë në fazën fundore dhe pastaj, me vrap, o burra të rrisim çmimin që të mbledhim lekë. E, kur e lë situatën që të vijë në fazën fundore, siç është lënë tanimë në një fazë dramatike, do t’ju them dhe pse ky operacion filloi tani dhe nuk filloi 6 muaj apo një vit më përpara, do t’jua them dhe këtë, sepse edhe ky është një element shumë i rëndësishëm. Po për arsyen se ata që paguajnë janë ngarkuar të paguajnë gjithmonë e më shumë. Ndërkohë që ata që nuk paguajnë, erdhën dhe këtu shembujt, lënë edhe dritat ndezur dhe atyre nuk ju thotë njeri as mirëmëngjesi, as mirëmbrëma, sepse ata e kanë ditë 24 orë, kështu që është mirëdita. Kjo është arsyeja.

Pse ne e nisëm këtë operacion, tani?

Së pari, kompania u privatizua me korrupsion. Këtë e kemi thënë kur ishim në opozitë, s’e themi sot. Dhe kur ishim në opozitë kemi thënë gjithë arsyet pse privatizimi ishte i dështuar. Nuk na e dëgjoi shumë njeri, sigurisht që nuk kishte kush të dëgjonte këtu në këtë godinë, se kjo godinë nuk kishte veshë, nuk kishte sy, po kishte vetëm gojë dhe ja ku erdhëm. Kompania me demek u privatizua për të ulur humbjet teknike, sepse ka edhe një pjesë humbjesh teknike që vijnë nga fakti që nuk ka rrjet të shëndetshëm dhe të konsoliduar dhe rrugës humbet dhe për të hequr vjedhjen. E çfarë ndodhi? Nga 34% humbje nga vjedhjet dhe nga humbjet teknike që ishte, këta privatët që e morën, në bashkëpunim me ata që e lanë Qeverinë në 23 qershor, bashkëpunim korruptiv, e çuan në 45%. Dhe 45%-shi kaloi 50%-shin në fazën e degradimit total, kur i përzunë dhe ata, si duket nuk u morën vesh, për punët e tyre, jo për punët e sektorit dhe mbeti kompania jetim. Mbeti jetim, por të zotin ligjor kishte ata. E, ne na u desh që të ndërmerrnim një proces të tërë, për t’jua u hequr atyre ligjërisht, pa e futur popullin shqiptar në një borxh tjetër, në arbitrazh. Unë kam shumë arsye për të thënë pa turp, kur dëgjoj ata që deri dje kishin detyrën ta qeverisnin këtë vend, që dalin sot dhe për të gjitha ato që kanë bërë vetë, na akuzojnë ne. Lazaratin e mbolli me kanabis, Sajmir Tahiri. Energjinë e çoi në rrënim, Damian Gjiknuri dhe me radhë e me radhë. Por turp më të madh sesa pretendimi që, medemek, ne këtu bëmë një pazar në kurrizin e njerëzve dhe faktikisht dolëm paq nga ai konflikt ligjor, me më pak se 100 milionë, ndërkohë që mund të përfundim në një gropë të madhe dhe nga ku nuk do të dilnim dot, unë nuk kam dëgjuar. Sepse, për fat të mirë, nuk ishte një proces i projektuar as nga çuni im, as nga familja ime, as nga miqtë serbë të familjes sime, as nga barku i ngushtë i pushtetit. Por ishte një proces i projektuar në bashkëpunim me FMN, në bashkëpunim me Bankën Botërore, në bashkëpunim me ekspertizë ndërkombëtare të nivelit më të lartë. Gjithë procesi u ndërtua për të shpëtuar Shqipërinë, nga grushti i fundit përpara humnerës. Mirë ne mund të ishim, dakord, të gabuar apo, dakord, mund të paskemi qenë njësoj si ata që ikën, por si ka mundësi që Banka Botërore, Fondi Monetar të mos na e thoshin, apo të na thonin të kundërtën, “po nuk e bëtë këtë, po nuk e zgjidhët këtë konflikt ligjor, nuk keni asnjë mbështetje për këtë sektor”. Këto 150 milionë, që ne ditën e hënë i firmosim, nuk do të na vinin kurrë. Ashtu sikundër dhe programi i rri do të ishte në rrezik shumë të madh. Ashtu sikundër, gjitha ai mal i madh borxhesh që ne nuk i dinim, që ju nuk i dinit, ishin akumuluar, 720 milionë që e gjetëm kur hymë në qeveri, nuk do të mund të fillonte të çmontohej falë këtyre mbështetjeve.

Dhe sot, operacioni nis, sepse konflikti ligjor ka përfunduar vetëm para pak kohësh. Dorëzimet, të gjitha procedurat e tjera. Dhe sot kompania është tërësisht përgjegjësia jonë. Thënë kjo, dua ta përsëris: ky është një proces kompleks dhe është një operacion kompleks. Operacioni nuk është thjesht dhe vetëm të ndëshkohen me burg, ata që vjedhin energjinë. Edhe ndryshimi në Kodin Penal është bërë para pak kohësh, duke parë që ishte e pamundur, duke parë që të gjithë hajdutët e energjisë shkonin në gjykatë si kalimtarë të zakonshëm dhe gjykatësit rrinin atje si lypësit te Skënderbeu, dikur. 2000 lekë, 3000 lekë, 5000 lekë, ik në gjendje të lirë. Për këtë arsye, Kodi Penal, sot është i qartë. 3 vjet dhe nuk ka as 1deri në 3, as 3 deri në 5, as me gjobë. 3 vjet burg për kë kapet duke vjedhur energjinë dhe 5 vjet burg për kë bashkëpunon. Për këta faturistët që janë, po përdor atë shprehjen, ‘nëna e të keqes’ në këtë proces. Sigurisht që nuk jemi mësuar, por do mësohemi. Themi Europa, Europa, por të jeni të sigurt që u bëmë kandidatë për Bashkimin Europian, gjë shumë e madhe, por kam përshtypjen që shumëkush nuk e di detyrimin shumë të madh për t’u sjell si kandidatë në Bashkimin Europian dhe për të plotësuar të gjithë parametrat e nevojshëm në sjelljen europiane. Nuk mundet dot një vend i Bashkimit Europian të vjedhë energjinë, të vjedhë veten e vet. Ashtu sikundër, këtu vetëm dëgjojmë gjobat sociale. Gjobë sociale në një vend normal, në një shtet ligjor nuk ka. Sepse gjoba është për një shkelje. Shoh njerëz që thonë ç’janë këto gjoba për shkelje të semaforit të kuq! Po mirë, ai pse është i kuq? Për këtë punë është, që kur e shkel, ke bërë një gjë që nuk duhet ta bësh. Dhe që herën tjetër të mos ta bësh, sigurisht që do të paguash gjobë. Nuk ke pse ankohesh fare, sa e madhe është gjoba. Mos e shkel semaforin e kuq dhe nuk merr gjobë. Pse do ankohesh sa e madhe është gjoba? Për çfarë arsye? Mos e shkel semaforin. Për çfarë arsye do e shkelësh semaforin? Dëgjova njërin që thoshte, unë mund ta shkel padashje. Po mirë, paguaj dhe një gjobë me këtë rast dhe herën tjetër do të kesh dashjen e plotë që ta respektosh, ose pastaj do e shkelësh për qejfin tënd dhe pastaj do paguash prapë gjobën. Vetëm kështu mund të shkojmë shpejt atje ku duam. Kohë për të humbur nuk kemi dhe kështu mund të vendosim një situatë ku të gjithë të ndjehen të barabartë dhe të respektuar.

-Zoti kryeministër, cila është e vërteta e marrëveshjes me CEZ-in? Se flitet që për të shmangur gjyqin është paguar një shumë e madhe parash, mungesa e të cilave solli gjithë këto probleme që kemi sot.

E qartë!

E para e punës njëherë që, le ta themi qartë, nuk është se u zgjidh konflikti ligjor me CEZ-in. Dhe po të ishte zgjidhur ndryshe, problemi nuk do të ekzistonte. Problemi është këtu, ka 20 vjet. Problemi është zmadhuar me CEZ-in. Vjedhja e energjisë nuk ka filluar me CEZ-in. Me CEZ-in ka marrë përmasa që nuk i kishte njohur më parë, jo vetëm për faj të CEZ-it, por për faj të dyanshëm; CEZ-i nga njëra anë, Qeveria nga ana tjetër dhe për bashkëpunim me një fajësi që lidhet me përftimin. Qeveria mbyllte sytë dhe CEZ-i përfitonte më shumë se ç ‘duhej. CEZ-i nuk bënte zë kur Qeveria merrte pjesën e vet. Po themi Qeveria që të mos shkojmë më thellë.

Faktikisht, zgjidhja e konfliktit ligjor na jep mundësinë që të dalim nga kriza. Jo që nuk është e vërtetë ajo që thuhet, por është një turp. Është një turp i madh, sepse është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik dhe për nxitur pakënaqësinë. Sigurisht, askush nuk është i lumtur që të dëgjojë; “Ore shiko duhet bërë një reformë”. Sepse çdo reformë ka koston e vet. Por çdo reformë bëhet që të paguhet sot një kosto e vogël, për të pasur nesër një fitim të madh. Në qoftë se shmangim sot koston e vogël, nesër do të kemi një kosto të madhe dhe s’kemi fitim. Po të kishim bërë reformat e duhura me kohë, sot nuk do ishim në këto kushte, por do ishim në kushte krejt të tjera. Nuk janë bërë asnjëherë. Pse? Sepse reformat kanë edhe rrezikun që rritet pakënaqësia dhe shumë kush mund të thotë, duke i gënjyer mendja; “jo more vëlla, nuk dua unë të hyj në këtë valle, dua të rri në vallen e vjetër”. Kur futen në vallen e vjetër, del që vallja e vjetër kushtonte shumë më tepër se ç‘kushtonte në kohën e vjetër. Kjo është e vërteta! Nuk ka asnjë të vërtetë tjetër.

E përsëris, nuk është se e them unë, nuk është se e thotë Qeveria, por e keni dëgjuar ta thotë Banka Botërore, e keni dëgjuar ta thotë FMN-ja, e keni dëgjuar ta thonë ekspertët me famë ndërkombëtare të fushës që zgjidhja e konfliktit me CEZ-in dhe forma me të cilën u zgjidh, ishte fillimi i fundit të një historie të shëmtuar shumëvjeçare vjedhjesh, humbjesh dhe shkatërrimi. Një shkatërrim që ne, praktikisht, po e shmangim me këtë që kemi filluar. Do të dalim nga ujëra tërësisht të tjera. Nga ujëra jo të turbullta, por gjithë llum, ku është zhytur sektori.

-Ne na keni çliruar me këtë aktivitet. Në 2007 u falën të gjithë faturat, ne vazhdonim të paguanim gjithmonë. Po ashtu edhe në 2009 u falën përsëri, ne vazhdonim të paguanim. 64 830 invalidë të punës paguajnë çdo muaj. Sot 93 përqind e tyre paguajnë. Dhe unë do të sugjeroja që menjëherë pas heqjes së fashës, të jetë edhe marrja e masave, gërshetimi i masave, për të mbyllur gojën e skeptikëve dhe ne për të ndjerë kompensimin, siç e thatë edhe juve.

Miku im, mbylljen e gojës as mos ta presim, as mos ta kërkojmë. Se ky është sistemi që kemi zgjedhur, nga njëra anë, që gojët duhet të jenë të gjitha të hapura dhe mundësisht të ketë secila melodinë e vetë. Plus që pastaj, janë ca gojë që nuk pushojnë. Rëndësi ka që ne jemi mësuar me atë muzikë dhe nuk e dëgjojmë.

Merreni edhe ju (person me aftësi të kufizuara) fjalën, pastaj unë të bëj mbylljen, duke i dhënë edhe përgjigje zotërisë.

-Zoti Kryeministër, doja t’i rikthehesha edhe njëherë çështjes së aftësisë së kufizuar. Ne e vlerësojmë shumë që keni zgjedhur një skemë të re të rikomisionimit për aftësinë e kufizuar dhe ajo është ende në ndërtim. Duke qenë se unë e njoh mirë çështjen e aftësisë së kufizuar, ka realisht nevoja të veçanta. Unë si person i verbër dhe të tjerë me aftësi të ndryshme të kufizuara pyes; A është menduar që brenda kësaj skeme të re të ketë edhe një rivlerësim për çështjen e energjisë elektrike? Se të tjera nevoja kam unë si person i verbër, të tjera nevoja ka një tjetër lloj aftësie e kufizuar. Apo do të jetë baras për të gjithë, pa marrë parasysh nevojat e veçanta për secilin grup?

Është e njëjta përgjigje, në fakt, që ne kemi bërë gjithë përllogaritjet. Dhe e përsëris, me plotë gojën, që 200 mijë familje që konsiderohen, sipas përcaktimeve të pranuara botërisht dhe ligjërisht, familje në nevojë do të marrin shtesë të drejtpërdrejtë, të përmuajshme, të pandashme të kontributit të shtetit për ta, të pensionit, të pagës për aftësinë e kufizuar, të ndihmës ekonomike.

Dhe ndërkohë procesi, jua thashë, ka pjesën e investimeve. Ne do të bëjmë investime shumë të konsiderueshme në sektor për të ulur humbjet teknike, për të vendosur matësit, për të kapërcyer këtë epokë teknologjie dhe për të kaluar në teknologjinë e re, në një fazë sa më të shpejtë dhe për të arritur që, më në fund, çdo konsumator i energjisë elektrike të jetë përgjegjës për atë që konsumon dhe të paguajë vetëm atë që konsumon. Asnjë gramë më shumë, asnjë gramë më pak. Ky është objektivi ambicioz që ne kemi dhe unë jam i bindur që ne do ta arrijmë këtë objektiv.

-Unë jam përfaqësues i personave që nuk flasin, nuk dëgjojnë. Unë jam shumë i kënaqur me atë që dëgjova. Si mendoni se do ta zgjidhni problemin me grupimin tonë, të personave që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë? U informova për pagesat shtesë, por si do të implementohen, sepse ne ende nuk marrim pagesa të aftësisë së kufizuara?

Kjo është pjesë e ligjit, që po punohet në bashkëpunim me ju. Besoj që edhe zoti Abdullah, këtë citoi në një moment më parë. Me t’u saktësuar me ligj, përmes procesit të aksesueshmërisë, kategorizimi juaj, në atë moment ju do të merrni njësoj si gjithë të tjerët, pagën për aftësinë e kufizuar dhe njësoj si gjithë të tjerët do të keni pagën aktuale. Jo pagën e deritanishme, por pagën e momentit kur do të hyni në këtë kategori dhe do të përfitoni, siç thashë, rritjen e pagës në mënyrë automatike. Kjo është përgjigja.

Për ta mbyllur, unë dua t’ju falënderoj shumë për praninë. Sepse ky bashkëbisedim, besoj, ndihmoi që të përcillen disa informacione, që të shpjegohet edhe pse jo në mënyrë shteruese, politika jonë e re energjetike. Një gjë dua të nënvizoj në fund, që çka po bëjmë, jo vetëm nuk bie ndesh me zotimet tona, por çka po bëjmë është një domosdoshmëri për të shkuar drejt mbajtjes së plotë të zotimeve tona.

Unë e di shumë mirë zotimin që kemi marrë lidhur me TVSH-në për energjinë. E di shumë mirë edhe arsyen që qëndron pas zotimit, për të lehtësuar personat më në nevojë dhe për të lehtësuar një barrë që është bërë e pambajtshme për thuajse të gjithë shqiptarët, duke përjashtuar ata më të pasurit. Por duhet të mbjellim, që të korrim! Këtë duhet ta keni të qartë që të gjithë. Nuk mundet dot të korrim ferra. Duhet të shkulim ferra, duhet të mbjellim, duhet të bëjmë gjithë proceset e hyzmetit të farës dhe pastaj të korrim. Kjo vlen për lehtësimet lidhur me energjinë. Kjo vlen për shëndetësinë. Kjo vlen për arsimin. Kjo vlen për të gjithë sektorët. Dhe sigurisht që kjo vlen patjetër, edhe për ushqimin dhe çmimet. Është shumë e rëndësishme që kjo të kuptohet mirë. Sepse kush kërkon që ne sot të themi ja ku është fruti që jemi zotuar, duhet të më tregojë ku është fusha për të mbjellë. Dhe unë ju them se ku kemi mbjellë dhe ku ende s’kemi filluar të mbjellim, sepse jemi akoma duke shkulur ferra dhe duke pastruar plehra. Në kuptimin figurativ dhe jo aq figurativ, kjo është një fushë e mbushur me ferra dhe me plehra, që duhet fillimisht t’i shkulim, t’i pastrojmë dhe të vendosim të gjithë sistemet e nevojshme në punë, për të bërë që kjo farë që po mbjellim të rritet dhe pastaj, secili të marri frutet që i takojnë. Propaganda qesharake, por edhe e dëshpëruar që thotë “premtuat këtë, premtuat këtë, premtuat këtë, ku janë?!”, meriton vetëm një buzëqeshje dhe të vazhdojmë këtë punë të madhe. Sepse të gjithë e ndjejnë që shteti ka filluar të ndërtohet; shteti ka filluar të funksionojë; shteti ka filluar të bëjë detyrën. Por, në qoftë se doni të dini, njeriu më kritik sot, në Shqipëri, jam unë vetë, – duke pasur parasysh të paktën ata që i dinë kush janë kritikët, – për çka mbetet akoma për t’u bërë. Jam plotësisht i vetëdijshëm që ka ende korrupsion në hipoteka. Padiskutim! Që është torturë akoma, sot e gjithë ditën, për të marrë hipotekën. Padiskutim! Por ju kthej përsëri tek fusha. Kemi marrë një hipotekë ku hartat i patë vetë si ishin dhe ku zona kadastrale e Tiranës, në copë letre ishte aq shumë e përdorur, saqë kishte vrima dhe ka njerëz në gjyq që e kanë pronën te vrima. Njerëz që janë në gjyq, se pronën e kanë te vrima. Tani, unë e kuptoj shumë mirë që njerëzve u erdhi shpirti në majë të hundës, se ajo që vlen për mua, vlen për shumë njerëz, që i kisha gjithë flokët, sot i numëroj. Vitet ikin, por puna do punën e vetë. Dhe kush ka bërë jo vite, por pak kohë punë, e di që asgjë nuk bëhet sa hap e mbyll sytë.

E rëndësishme është që ne jemi tërësisht të angazhuar dhe të gjitha kreditë politike të kësaj shumice i kemi vënë në dispozicion të këtij projekti. Nuk kemi ndërmend të ruajmë kredi për vete, duke mos bërë gjërat e duhura. Është njësoj si një mjek që nuk të jep recetën e duhur, se ilaçi është i hidhur. Ça mjeku është?! Është njësoj si të kurojmë një kancer me kozmetikë. Mund të dukemi më bukur, por ndërkohë kanceri na ha të gjithëve.

Edhe njëherë shumë faleminderit, shumë respekt dhe do të më falni nëse do e përdor vazhdimisht, shembullin dhe falë zotit Abdullah, sot mu shtua, se jo vetëm asnjë pensionist, por realisht, asnjë person me aftësi të kufizuar që duhet të paguajë, nuk vjedh energjinë elektrike. Asnjë! Dhe kush qenka më i varfër dhe më i pamundur se këta! Dhe si ka mundësi që personat me aftësi të kufizuar janë 93%. 5%, 6%, 7% dhe 10% konsiderohen normale, edhe në vende shumë më të zhvilluara. 93% pagues të rregullt. Ndërkohë që ne kemi hajdutërinë 50 %. Kush e vjedh?!

Faleminderit!

energjia.al 29.10.2014