Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Operacioni ndaj vjedhjes së energjisë do vazhdojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria do të rrisë pensionin për pensionistët kryefamiljarë do të rrisë pagën për ndihmën ekonomikë dhe për aftësinë e kufizuar, me qëllim që 200 mijë familje në nevojë të mos preken nga heqja e fashës 300 KW.

Rama theksoi se reforma në sektorin energjetik do të jetë një nga reformat më të rëndësishme të bëra ndonjëherë në Shqipëri.

“Operacioni për të ndaluar vjedhjen e energjisë nuk do të përfundojë në fund të vitit, por do të vazhdojë deri kur të marrë fund fenomeni i vjedhjes së energjisë. Sot ne ngremë Njësinë Operacionale Speciale,në përbërje të të cilës do të jenë specialistë për gjetjen dhe kapjen e vjedhjes me te specializuar te energjise qe mund te realizohet nga elektricistë, në bashkëpunim me faturistë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se të hënën do të prezantohet projektbuxheti i vitit 2015, ndërsa theksoi se për herë të parë Kuvendi do të ketë gjithë hapësirën e nevojshme për të shtrirë diskutimin për këtë projekt.

Top Channel, 30.10.2014