Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kamat-vonesat për faturat e papaguara

Në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë OSHEE, afati i fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatë- vonesë, ndërprerje të energjisë elektrike apo edhe procedim penal, bëjnë me dijë burimet nga OSSHE. Konsumatorët e energjisë kanë 30 ditë kohë nga dita e lëshimit, për të paguar faturën e energjisë elektrike. Nëse afati skadon dhe fatura nuk shlyhet në bazë të kontratës, kompania do të llogarisë kamatëvonese (0.1% të faturës totale për çdo ditë vonesë). Ndërsa për faturat që datojnë që nga vitet e mëparshme, kamatëvonesa është 0.5% për çdo ditë vonesë para 31 dhjetorit 2011 + 0.1% për çdo ditë vonesë në 2012). Nëse pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve të Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. procedon me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të klientit. Debia përfshin energjinë e konsumuar si edhe kamatëvonesat e mbledhura për çdo ditë vonesë. Nëse keni paguar detyrimet financiare që keni ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a., por pagesa nuk pasqyrohet në sistem, abonenti mund të kontaktojë me personelin për të saktësuar balancën. Kjo procedurë kryhet në qendrat e Kujdesit ndaj Klientit. Si dokumente provë shërbejnë kopja e mandat – arkëtimit, që merret në momentin e kryerjes së pagesës dhe vulat në librezën e energjisë elektrike. Nëse paguani faturën pranë Postës Shqiptare apo njërës nga bankat e nivelit të dytë, duhet bërë kujdes në dhënien e informacionit të saktë si (nr. i kontratës, emri i klientit, etj.) në mënyrë që procedimi të jetë i saktë. Mandati i arkëtimit dhe fatura tatimore, janë provë e rëndësishme për pagesën e kryer. Ato kanë të njëjtën vlerë si vula në librezën e energjisë.

Revista Monitor, 28.10.2014