Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Albpetroli”, Hetime për grup kriminal

Abuzimet financiare në shoqërinë “Albpetrol”, dyshohet të jenë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, që ka përfituar miliona euro. Të paktën, për këtë vepër penale e të tjera e ka regjistruar procedimin penal Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila, për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore, ka tagrin për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në kuadër të këtij hetimi penal, prokurorët “zbarkuan” dje në zyrat e shoqërisë “Albpetrol” në Fier, për të sekuestruar dosjet dhe dokumente të tjera, në të cilët janë evidentuar shkelje, që kanë sjellë dëm të madh ekonomik për buxhetin e shtetit. Hetimi për shoqërinë “Albpetrol”, nisi mbi bazën e një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku nga auditi janë konstatuar shkelje të rënda, të kryera nga administratori i shoqërisë si dhe drejtues të lartë të saj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, krahas sekuestrimeve, ka listuar dhe emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të kësaj shoqërie që do të thërrasë për të marrë në pyetje. Ndërsa një grup ekspertësh, pritet të përcaktojnë dëmin financiar të shkaktuar.

RAPORTI I KLSH

KLSH iu drejtua prokurorisë, duke kallëzuar penalisht administratorin e “Albpetrol” sh.a. dhe Drejtorin e Drejtorisë së Marrëveshjeve dhe Hidrokarbureve dhe disa drejtues të tjerë të kësaj Klodiana Lala shoqërie, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Korrupsionit aktiv/pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Balkan Web,  30.10.2014