Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijojnë arrestimet e vjedhësve të energjisë

Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i shtrirë në të gjithë vendin, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë, ku sërish kanë rënë në pranga biznesmenë apo familjarë që kanë kryer lidhje të jashtëligjshme.

Dy punonjës të OSHEE-së, njëri inxhinier elektrik dhe tjetri elektriçist janë arrestuar në kuadër të operacionit të përbashkët të OSHEE-së dhe policisë për evidentimin e vjedhesve të energjisë në qytetin e Fierit. Të arrestuarit janë: Inxhinieri Alban Nilo dhe elektriçisti Ilir Petani, teksa akuzohen se kanë favorizuar vjedhësit e energjisë elektrike.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe tre pronarë biznesesh, të cilët kishin vendosur lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në aktivitetet e tyre. Të arrestuarit janë Vangjel Gjergji, Edmond Profka dhe Qani Zela, pronar të subjekteve tregtare që klasifikohen si bisnes i vogël.

Ashtu siç pritej në Shkodër, një ndër rrethet më problematike sa i përket vjedhjes së energjisë elektrike, numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni ka qenë më madh. Në pranga kanë përfunduar: Ylli Batuni, Petrit Bregu, Agim Haxhija, Gjon Shullani dhe Nush Shabaj të gjithë banues në Shkodër.

Në banesat e tyre u gjetën lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, sakaq në të njëtën kohë policia ka filluar procedim penal edhe për 10 persona të tjerë.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy persona në Gjirokastër si dhe është shpallur në kërkim një i tretë. Të arrestuarit janë Saimir Basha 40 vjeç nga Lazarati dhe Jorgaq Dhjakoni banues në qytetin e Gjirokstrës si dhe në kërkim është shpallur, Artan Meçi, 43 vjeç po nga Lazarati. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u konstatua se kishin siguruar lidhje të paligjshme të energjisë.

Në Fier

Alban Nilo, inxhinier pranë OSHEE

Ilir Petani, elektricist

Vangjel Gjergji, pronar biznesi

Edmond Profka, pronar biznesi

Qani Zela, pronar biznesi

Në Shkodër

Ylli Batuni, 45 vjeç , banues në Shkodër.

Petrit Brahim Bregu, 39 vjeç, banues në Shkodër.

Agim Haxhija, 61 vjec, banues në Shkodër.

Gjin Shullani, 68 vjeç, banues Shkodër.

Nush Shabaj, 51 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Malësi e Madhe

Procedohen në gjendje të lirë:

Hajdar B, 78 vjeç, banues në Shkodër

Gezim N., 45 vjeç 45, banues në fshatin Omaraj Malësi e Madhe

Shpallet në kërkim:

Mark Kiri, 55 vjec, banues në Shkodër, pasi magazina ushqimore ALBATEK SKUTARI në lagjen Tre Herojt Shkodër, furnizohej me energji elektrike pa matës dhe pa kontratë të cilën ia kishte lëshuar me qera shtetasit N. Z, 40 vjeç 40, banues në Shkodër.

Në Gjirokastër

Saimir Basha, 40 vjec nga Lazarati

Jorgaq Dhjakoni

Shpallet në kërkim

Artan Meci 43 vjec nga Lazarati

Në Korçë

Arjan Shkëmbi, 37 vjec banues në lagjen 6 Korcë, për lidhje të jashtëligjshme në banesë.

Shqiptarja.com 29.10.2014