Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Slloveni, Nishani: Bashkëpunim për TAP

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një vizitë zyrtare në Slloveni, ku në një takim me komunitetin shqiptar, thekson rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor shqiptar. Sipas Presidentit, kjo vizitë gjithashtu është në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus në ekonomi, arsim , shkencë dhe kulturë.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë janë të shkëlqyera dhe me mundësi të mëdha zhvillimi, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik dhe në fusha të tjera të ngjitet në nivelin e bashkëpunimit politik. Shprehëm interesin për nxitjen e bashkëpunimit në fusha si: energjia bujqësia, turizmi, transporti, arsimi, kultura e shkenca, etj. Projektet madhore rajonale dhe më gjerë, si: Trans-Adriatic Pipeline, Korridori Joniano-Adriatik, Hekurudha Mynih-Stamboll, etj., ofrojnë mundësi bashkëpunimi, punësimi dhe zhvillimi për vendet tona, rajonin dhe lidhjen me Bashkimin Evropian tregje të tjera.”, u shpreh presidenti.

Më tej, vijoi fjala e tij: “Sllovenia është për ne një partner i rëndësishëm rajonal e evropian me shumë karakteristika të përbashkëta, si: afërsia, madhësia, historia e lidhjeve, prania e një komuniteti shqiptar etj. Mirëpresim ekspertizën sllovene gjatë procesit të integrimit, një eksperiencë e vyer, pozitive dhe nga një vend mik.”

Presidenti Nishani deklaroi gjithashtu se Sllovenia përbën një model për gjithë rajonin tonë sesi kapërcehen problemet dypalëshe me dialog, në një takim me homologun e tij në Lubjanë.

Revista Monitor, 28.10.2014