Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë-Serbi, marrëveshje në energji

Sekretariati i Energjisë në Vjenë ka njofuar sot se është arritur progres në normalizimin e të dhënave mes Serbisë dhe kosovës dhe kanë filluar negociatat mes operatorëve të trasmetimit të energjisë. Sipas njoftimit, operatori i sistemit të trasmetimit të Kosovës dhe EMS e Serbisë kanë arritur në një gur kilometrik në rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Një takim i mbajtur mes përfaqësuesve të nivelit të lartë të sistemeve të trasmetimit, Rrjetit Europian të Operatorëve të Sistemit të Trasmetimit të Energjisë (ENTSO-E) dhe sekretariatit të Komunitetit të Energjisë më 23 tetor 2014 nënvizoi fillimin zyrtar të negociatave mes KOSTT dhe ENTSO-E rreth marrjes së përgjegjësive nga KOSTT në të ardhmen si operator i pavarur dhe pjesë e sikronizuar e sistemeve të trasmetimit.

Marrëveshja do të mbuloj ndër të tjera çështje të menaxhimit të lidhjes së rrjetit mbarë evropian mes operatorëve të trasmetimit(Inter-TSO Compensation (ITC)) dhe zbatimin e standarteve evropiane për humbjet në trasmetim.

Duke nënvizuar rëndësinë e këtij aktiviteti, drejtori i Sekretariatit të Komuntetit të Energjisë Janez Kopac tha se “hapja e negociatave mes ENTSO-E dhe KOSTT është në fakt një lajm shumë i mirë, jo vetëm sepse në hapat e ardhshëm normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë por gjithashtu do të lejojë që zhvillimet pozitive gjatë vitit të fundit do të lejojnë tranzicionin nga negociatat kontraktuale drejt proceseve të menaxhimit teknik.

Revista Monitor, 27.10.2014