Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata legjitimon grevën e punëtorëve të KEDS

Gjykata Themelore e Prishtinës nuk do ta ndalë grevën e punëtorëve të Korporatës Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit.

Ajo u ka dhënë të drejtë sindikalistëve për organizimin e grevave përmes aktvendimit me të cilin i refuzohet si i pabazuar propozimi i KEDS-it për caktimin e masës së sigurimit me të cilin ka kërkuar të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Federatës së Sindikatave të pavarura “Elektrokosova” për t’u hedhur në grevë.

Padia nga menaxhmenti i KEDS-it është bërë më datën 16 tetor dhe kërkesa është shqyrtuar në kohë rekorde. Gazeta Koha Ditore kishte raportuar se të enjten ishte mbajtur seanca dëgjimore, ndërsa Sindikata të hënën e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore.

Telegrafi, 28.10.2014