Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Familjet e varfra debitore

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka nisur kryesisht te bizneset, ndërkohë që një pjesë e madhe e debitorëve janë dhe familjarët.

Në Kukës, por edhe në qytete të tjera ka mjaft familje që nuk e kanë mundësinë të paguajnë një prej familjeve të shumta është edhe familja Gjoni. Kryefamiljari Ilir Gjoni thotë se e ka të pamundur të paguajë faturat e energjisë sepse nuk ka të ardhura dhe jeton me ndihmë ekonomike, ndërkohë që edhe banesa i është djegur nga energjia elektrike.

“Energjinë elektrike nuk kam mundësi ta paguaj. Janë shumë arsye dhe ndihma ekonomike vetëm 27 mijë lekë. Me këto lekë çfarë të bëj unë? Nuk blej dot as një thes miell. Asgjë lërë më për të tjerat që nuk bëhet fjalë. energjinë elektrike nuk kam mundësi ta paguaj. S’kam as sahat, kam shkuar të bëj kontratë dy herë nuk kanë pranuar duke më thënë se jam debitor”, thotë Ilir Gjoni.

Kukësi, renditet i fundit në vend sa i takon shlyerjes së faturave të energjisë elektrike.

Top Channel, 29.10.2014

Varfëria nuk është arsye për të vjedhur energjinë (shkëputur nga fjalimi i Edi Ramës në takimin kombëtar për mbrojtjen e energjisë):

…jo pak njerëz të arsyeshëm, – madje shumë ndër ta, bashkëqytetarë, madje bashkëkombës tanë që jetojnë në vende që kjo as nuk mund të përfytyrohet vjedhja e energjisë eklektike, – komentojnë se kjo që po synojmë të bëjmë ne është e padrejtë për shkak se Shqipëria është e varfër dhe për shkak se njerëzit vjedhin nga varfëria.

E kam hasur këtë argument në më shumë se një rast. Nga ky argument dëshiroj të nisem për të forcuar mesazhin që u dha sot këtu dhe për të mbështetur me të gjitha forcat operacionin që sot fillon në të gjithë territorin për të mos u ndalur deri në frenimin e vjedhjes së energjisë elektrike;

takimi kombetar per mbrojtjen e energjise, ramaNëse varfëria apo pamundësia ekonomike, do të ishte me të vërtetë një arsye e pakapërcyeshme për të vjedhur energjinë elektrike, a di kush të më thotë pse nuk ekziston një pensionist që vjedh energjinë elektrike? Pse nuk i shkon mendja një pensionisti që meqë ka vështirësi dhe ka vështirësi më shumë se kushdo tjetër për ta paguar energjinë elektrike, atëherë ta vjedhë? E pra, nuk është varfëria, arsyeja pse vidhet energjia elektrike. Besoj se nuk është varfëria që edhe këtu në këtë sallë nga ata që kanë ardhur si punonjës të kompanisë të shpërndarjes, ka bashkëpunëtorë të hajdutëve të energjisë elektrike. S’besoj se e bëni nga varfëria! Ashtu sikundër nuk besoj se e bëjnë nga varfëria vjedhjen e energjisë elektrike, kompanitë e mëdha, lokalet në qendër të Tiranës që paguajnë energji elektrike sa një konsumator familjar.

Ashtu sikundër nuk janë të varfrit ata që lidhin energjinë për të ndezur poçin apo për të ndezur televizorin arsyeja pse ne zhytemi çdo vit 150 milionë euro në gropë dhe pse kemi trashëguar një sistem që në lidhjen e gjithë hallkave të borxhit ka një borxh të brendshëm prej 1,1 miliardë dollarë. Nuk është varfëria! Nuk është varfëria që për vite me radhë kush e qeverisi këtë vend, e trajtoi marrëdhënien me konsumatorin e energjisë elektrike si një marrëdhënie elektorale, duke i shkelur syrin konsumatorit të madh e të vogël e duke i lënë të kuptojë se po të vidhni kanë mbrojtjen e Lala Gjonit. Edhe pse Lala Gjoni jo vetëm që do të mbyllte sytë para vjedhjes, por nuk do të lejonte kurrë që çmimi i energjisë elektrike të ishte një çmim i drejtë për të gjithë dhe me të gjithë.

energjia.al 29.10.2014